Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Kllokot, i cili dyshohet se bënte transportim ilegal të kafshëve.
Në prag të Kurban Bajramit, i dyshuari është zënë duke transportuar me traktorin e tij dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Kllokot / 25.05.2026 – 10:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë duke transportuar me traktorin e tij dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, gjithashtu traktori dhe kafshët”, thuhet në raportin 24-orësh.













