Është arrestuar një person në fshatin Lubizhdë e Hasit të Prizrenit, pasiqë gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me gas me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 25.05.2026 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë një ahengu dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me gas me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftim.












