Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa

26/05/2026 - 15:58
në Lajme
A A
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Z.M. për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se në pozitën e drejtorit të departamentit të administratës në Spitalin e Gjakovës dhe duke qenë në dijeni s’i ka nisur procedurat disiplinore ndaj Xh.Z., operator në statistikë, i cili nuk shkoi në punë për katër vjet.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet Z.M., nga muaji janar i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat e tij si Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të personit tjetër-nëpunësit Xh.Z., në atë mënyrë që i njëjti në kundërshtim me nenin 48 par.2 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët publikë, si mbikëqyrës dhe autoritet kompetent edhe pse ka qenë i njoftuar paraprakisht nga Z.R., për mungesën në punë të punëtorit, i njëjti nuk e ka filluar procedurën disiplinore mbi bazën e fakteve konkrete dhe të provuara për shkeljen e detyrimeve nga nëpunësi Xh.Z., i punësuar në Spital në pozitën Operator në Statistikë, duke i mundësuar të njëjtit të merr pagën bruto totale prej 21,473.42 €uro pa u paraqitur në punë dhe atë për periudhën kohore 2019-2023, me çka buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm material.

Me këto veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

JU REKOMANDOJMË

Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve, tregon kur do të merret vendimi final

Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve, tregon kur do të merret vendimi final
26/05/2026 - 16:56

Gjykata Speciale ka dalë me një njoftim lidhur me vendimin final që pritet të merret nga trupi gjykues në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Më shumëDetails

SHKK gjen drogë të mbështjellur në pampers, u tentua të futej në burgun e Dubravës

SHKK gjen drogë të mbështjellur në pampers, u tentua të futej në burgun e Dubravës
26/05/2026 - 16:35

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se është parandaluar futja e disa substancave të dyshuara narkotike në burgun e Dubravës. Gjithçka u vu re gjatë një kontrolli rutinor të...

Më shumëDetails

Rrahman Rama takon bizneset në Vushtrri: Mbështetja për ekonominë vendore, prioritet i PDK-së

Rrahman Rama takon bizneset në Vushtrri: Mbështetja për ekonominë vendore, prioritet i PDK-së
26/05/2026 - 16:31

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, me numër 7 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve në qytetin e Vushtrrisë,...

Më shumëDetails

Teherani dëshiron lirimin e 24 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira në çdo marrëveshje me SHBA-në

Teherani dëshiron lirimin e 24 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira në çdo marrëveshje me SHBA-në
26/05/2026 - 16:02

Irani dëshiron që 24 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të lirohen në çdo memorandum mirëkuptimi me SHBA-në, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Tasnim...

Më shumëDetails

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar
26/05/2026 - 15:50

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (Pick UP) dhe një kamionetë e FSK-së....

Më shumëDetails

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
26/05/2026 - 15:38

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e njëhershme financiare prej 100...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    391 Shpërndaje
    Shpërndaje 156 Tweet 98
  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë