Irani dëshiron që 24 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të lirohen në çdo memorandum mirëkuptimi me SHBA-në, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit.
Agjencia citoi një burim pranë ekipit negociator të Iranit të thoshte se Teherani ka kërkuar që gjysma e fondeve të ngrira jashtë shtetit të vihen në dispozicion kur të shpallet memorandumi.
Sipas raportit, negociatori i lartë iranian Mohammad Bagher Ghalibaf ka udhëtuar për në Katar për të arritur një marrëveshje se si të zbatohet kërkesa.
Uashingtoni ende nuk i është përgjigjur pretendimeve në raportin e Tasnim, transmeton Telegrafi.
Donald Trump tha në fundjavë se SHBA-të dhe Irani kishin “negociuar kryesisht” një memorandum mirëkuptimi mbi një marrëveshje paqeje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Ministria e Jashtme e Iranit tha më parë se ishin arritur përfundime mbi shumë tema të diskutuara në memorandumin e mundshëm prej 14 pikash.














