Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja e ish-deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, la punën paraprake ende pa e nënshkruar kontratën

26/05/2026 - 17:58
në Lajme
A A
Gruaja e ish-deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, la punën paraprake ende pa e nënshkruar kontratën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka punësuar gruan e tij, Zejnepe Rexhajn, në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kështu po raporton mediumi “Betimi për Drejtësi”, sipas të cilit më 7 maj, në listën e 15 kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për pozitën “zyrtar i lartë financiar”, në mesin e tyre, me numër 12 ishte emri i Zejnepe Rexhajt.

Bazuar në rezultatet e testit me shkrim të mbajtur më 12 maj, nga vetëm 5 aplikantët që kishin kaluar testin, Rexhaj rezultoi e para me 65.4 pikë, ndërsa kandidatja e dytë rezultoi me 63 pikë.

Mirëpo, Rexhaj rezultoi dukshëm e vlerësuar më shumë edhe në intervistë, me 28.8 pikë.

Ndërsa kandidatja që doli e dyta në vlerësimin me shkrim, nga pesë kandidatët e intervistuar, u vlerësua më së paku në intervistën me gojë, me 17 pikë.

Bazuar në rezultatet e testit me shkrim dhe intervistës me gojë, gruaja e deputetit Arbër Rexhaj, Zejnepe Rexhaj, u shpall kandidatja fituese e pozitës “zyrtar i lartë financiar” të premten e 22 majit në konkursin e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Mediumi më tej raporton me burime se e njëjta e kishte lënë punën në bankë ende pa u zgjedhur fituese e pozitës.

Burimet e “Betimit për Drejtësi” kanë treguar se e njëjta e kishte lënë punën në bankë ende pa u zgjedhur fituese e pozitës.

“Gazetarja: Përshëndetje, a jeni lodh? Me Zejnepe Rexhajn deshta me u taku.
Punëtori i sigurimit: S’punon Zejnepja këtu.

Gazetarja: Qe sa e ka lanë?
Punëtori i sigurimit: Qe nja një muaj, bon vaki a ma tepër
”.

Tutje, gazetarja është takuar edhe me menaxheren e sektorit ku ka punuar Rexhaj.

E njëjta po ashtu ka konfirmuar se Rexhaj ka lënë punën prej gjashtë javësh.

“Gazetarja: Pata fol me Zejnepen, po s’po e di qe sa e ka lanë ajo punën?
Menaxherja e sektorit: Qe nja një muaj e gjysmë.

Gazetarja: A ka shku në bankë tjetër a?
Menaxherja e sektorit: Jo, nuk ka shku bankë tjetër”.

E telefonuar, Rexhaj, me t’u prezantuar gazetarja dhe bërë pyetjen se pse e ka lënë punën në bankë para 6 javësh, ka ndalur telefonin dhe çdo thirrje tjetër e  ka ndërprerë.

Më pas ka kontaktuar vetë gazetaren, duke thënë se punën në bankë e ka lënë për arsye personale.

Bazuar në deklarimin e pasurisë të vitit 2026 për vitin 2025, rezulton se nga 10 kreditë e familjes, në emër të gruas së Rexhajt janë 4 kredi aktive.

Një kredi e vitit 2021 në vlerë 24 mijë euro, të cilën i ka mbetur ta shlyejë edhe 8 mijë e 600 euro. Dy kredi të vitit 2022 në vlerë të përbashkët 16 mijë euro, të cilat i kanë mbetur t’i paguajë edhe 7 mijë e 300 euro. Dhe detyrimi i katërt është në vlerë 10 mijë euro për blerjen e banesës, për të cilën nuk ka ofruar informacione se ku dhe kur e ka marrë dhe brenda çfarë periudhë do ta shlyejë si obligim.

Në përgjigjen me shkrim të spitalit, kanë thënë se pozita është hapur për plotësimin e nevojave të spitalit, duke mohuar të ketë të bëjë me gruan e deputetit Rexhaj.

“Pozita Zyrtar/e i lart financiar-e është hapur sipas nevojës së institucionit, pasi zyrtarja kryesore financiare ka kontratë të punës në kohë të caktuar deri më datën 06.06.2026. Kjo pozitë është shpallur si procedurë e rregullt e planifikimit të mbulimit të pozitave të nevojshme institucionale dhe nuk ka të bëjë me ndonjë emër të veçantë, pasi konkursi ka qenë publik dhe me të drejtë aplikimi për të gjithë kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e konkursit. Më 22.05.2026 është publikuar lista nr.11/37 e rezultatit përfundimtar të testit me shkrim dhe intervistimit me gojë për pozitën Zyrtar/e i lart financiar-e. Sipas vlerësimit të Komisionit përzgjedhës nga pikët e fituara në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë kandidatja Zejnepe Rexhaj ka dal fituese me më së shumti pikë të fituar, 94.2, duke u shpallur kandidate e pranuar për pozitën Zyrtar/e i lart financiar-e”, thuhët në përgjigjen e spitalit.

Në anën tjetër, të njëjtit kanë thënë se nga e premtja e 22 majit nuk kanë pranuar ende ndonjë ankesë nga kandidatët e tjerë, lidhur me vlerësimin dhënë nga komisioni.

“Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ankesë lidhur me vlerësim jomeritor”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ish-deputeti Rexhaj nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë punësim.

JU REKOMANDOJMË

Lumir Abdixhiku fton mbështetësit në hapjen e fushatës më 28 maj: Në tubimin më të madh elektoral, në një natë që nis një rrugëtim të ri

Lumir Abdixhiku fton mbështetësit në hapjen e fushatës më 28 maj: Në tubimin më të madh elektoral, në një natë që nis një rrugëtim të ri
26/05/2026 - 18:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar në tubibimin elektoral të hapjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai këtë...

Më shumëDetails

Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet si i kundërligjshëm vendimi për shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit

Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet si i kundërligjshëm vendimi për shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit
26/05/2026 - 18:38

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka ushtruar padi ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke kërkuar të anulohet si i kundërligishëm vendimi i KPK-së i 18 majit...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë, studenti nga Shkupi: Gjuha shqipe është amaneti ynë, s’kërkojmë privilegje, vetëm atë që na takon

Protesta në Tiranë, studenti nga Shkupi: Gjuha shqipe është amaneti ynë, s’kërkojmë privilegje, vetëm atë që na takon
26/05/2026 - 18:21

Në protestën që po mbahet në Tiranë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, një prej studentëve thotë se nuk do të heshtin. Ai u shpreh se gjuha...

Më shumëDetails

Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”

Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”
26/05/2026 - 18:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë. KQZ ka treguar se në procesin e mbikëqyrjes...

Më shumëDetails

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim

SHBA godet Iranin, Teherani del me paralajmërim
26/05/2026 - 18:02

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas sulmeve ajrore amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat Irani i ka cilësuar si një...

Më shumëDetails

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

“S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën
26/05/2026 - 18:00

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dyshihet është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    508 Shpërndaje
    Shpërndaje 203 Tweet 127
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë