Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, i ftuar në një emisionet në një nga televizionet e vendit ka thënë se është në politikë pasi e sheh si mision për t’i shërbyer vebdit dhe qytetarëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka theksuar se Kosova si kurrë më parë ka nevojë për këtë.
“Jam në politikë sepse e shoh si mision për t’i shërbyer qytetarëve. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për këtë. Duhen njerëz profesionistë që e kthejnë në normalitet Kosovën, të cilën pushteti aktual e ka futur në kriza.” – thekson ai.












