Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

26/05/2026 - 20:24
në Lajme
A A
Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. të Behgjet Pacollit, në administrimin e Aeroportit të Vlorës.

Me vendimin e sotëm, Gjykata ka ndryshuar vendimin e dhjetorit dhe atë të shkurtit, duke rrëzuar kështu kërkesën e paditësve “Vlora Internacional Airoport SH.P.K” dhe “2A Group”, të Valon Ademit.

“Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, datë 23.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), datë 19.02.2026 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës së paditësve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë”, thuhet në njoftim.

Lënda në Gjykatë ishte dorëzuar lidhur me përjashtimin e “Mabco Construction” dhe pezullimin e të drejtës së votes nga shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” SHPK.

“Përjashtimin e ortakut, shoqëria “Mabco Construction” SA, degë e shoqërisë së huaj, regjistruar me numër NUIS M21414035V, nga shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” SHPK, me NUIS M118090021, me pasojë likuidimin e kuotës së tij në këtë shoqëri. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar të drejten e votës së ortakut shoqëria “Mabco Construction” SA, në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora Internacional Airport-VIA” SHPK, si dhe çdo të drejtë që rrjedh nga zotërimi i kuotës në këtë shoqëri, derisa vendimi të marrë formë të prerë”, ka qenë objekti i kërkesës.

Trupi gjykues është përbërë nga Valbon Çerkezi, Artur Kalaj dhe Ervin Pupe.

Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes ortakëve ka nisur muaj më parë. Shkak për konfliktin është çështja e kuotave të aksioneve.

Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49%, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB.

Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.

Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranon dhe bllokon veprimtarinë e “Mabcos” që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë “2A Group”.

JU REKOMANDOJMË

Hajra ironizon me Bahtirin pasi ky ftoj për kafë kundërkandidatët: Kysmet po vij për një bakllavë

Hajra ironizon me Bahtirin pasi ky ftoj për kafë kundërkandidatët: Kysmet po vij për një bakllavë
26/05/2026 - 21:22

Kandidati për deputet nga LDK, Naim Hajra, ka ironizuar me kandidatin e Vv-së, Agim Bahtiri, pasi ky i fundit ftoj kundërkandidatët për deputetë nesër për kafe për festën...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Jemi të gjithë bashkë në LDK

Hasanpapaj: Jemi të gjithë bashkë në LDK
26/05/2026 - 20:56

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në një paraqitje televizive, Hasanpapaj ka thënë...

Më shumëDetails

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet
26/05/2026 - 20:44

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit mysliman...

Më shumëDetails

Vizita në Serbi, s’dihen arsyet pse u anulua takimi mes kongresmenëve dhe Bërnabiq

Vizita në Serbi, s’dihen arsyet pse u anulua takimi mes kongresmenëve dhe Bërnabiq
26/05/2026 - 20:37

Një takim i planifikuar në Beograd midis Kryetares së Asamblesë Kombëtare Ana Brnabiq dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, republikanit Keith Self dhe demokratit Suhas Subramanyam,...

Më shumëDetails

Idrizi: Kurti s’më ftoi për nisjen e punimeve të stadiumit, unë ua kam shtruar tepihun e kuq gjithmonë

Idrizi: Kurti s’më ftoi për nisjen e punimeve të stadiumit, unë ua kam shtruar tepihun e kuq gjithmonë
26/05/2026 - 20:12

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në FRONTAL të T7 ka thënë se kryetari i Qeverisë, Albin Kurti, ka shkuar në Vushtrri për nisjen e punimeve të...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Jam në politikë sepse e shoh si mision për t’i shërbyer qytetarëve

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Jam në politikë sepse e shoh si mision për t’i shërbyer qytetarëve
26/05/2026 - 20:02

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, i ftuar në një emisionet në një nga televizionet e vendit ka thënë se është në politikë pasi e sheh si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    555 Shpërndaje
    Shpërndaje 222 Tweet 139
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë