Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë pritur sot në një takim kongresistin amerikan Keith Self, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ata thanë se kanë falënderuar atë për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.
Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.🇽🇰🇺🇸












