Ish-presidenti i Fenerbahçe, njëherësh kandidat për të rimarrë drejtimin e klubit turk, Aziz Yıldırım, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e kombëtares së Kosovës dhe të RCD Mallorca, Vedat Muriqi.
Sipas raportimeve të mediumit turk “HT Spor”, Yıldırım ka siguruar marrëveshjen me ish-sulmuesin e skuadrës turke, ndërsa bëhet e ditur se futbollisti kosovar do ta nënshkruajë kontratën vetëm në rast se Yıldırım rizgjidhet president në asamblenë e përgjithshme të klubit.
Ish-ylli i Fenerbahçes pati një ringritje të jashtëzakonshme gjatë aventurës së tij në Spanjë. 32-vjeçari realizoi 23 gola dhe regjistroi një asist në 37 ndeshje zyrtare me Mallorcan këtë sezon. Ai arriti të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, duke mbetur pas vetëm Kylian Mbappé në garën për “Këpucën e Artë”.
Megjithatë, pavarësisht formës së shkëlqyer të Muriqit dhe golave të tij të shumtë, Mallorca nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit spanjoll këtë sezon.













