Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Totaj: 400 milionë euro pagesa sociale që nga 2022-a, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

28/05/2026 - 11:11
në Lajme
A A
Totaj: 400 milionë euro pagesa sociale që nga 2022-a, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kritikoi qeverinë për pagesat sociale, të cilat sipas një infografike të REL’it shkojnë deri më 400 milionë euro.

Totaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se varfëria nuk luftohet përmes varësisë të qytetarit ndaj qeverisë, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

Varfëria nuk luftohet duke e bërë qytetarin të varur nga qeveria.

Ndihma për familjet në nevojë është obligim i shtetit. Por kur një qeveri, pas pesë vitesh pushtet, vazhdon t’i ofrojë qytetarit vetëm ndihma të përkohshme, atëherë problemi nuk është më social. Problemi është ekonomik dhe politik.

Kosova sot ka më shumë largim të rinisë, më pak prodhim vendor dhe më shumë pasiguri për të ardhmen. Në vend të zhvillimit, po na servohet spektakël social sa herë afrohen zgjedhjet.

Siç thoshte ekonomisti Thomas Sowell:

“Sa më shumë njerëz të varen nga ndihmat e qeverisë, aq më shumë pushteti mbështetet te varësia sociale.”

Një shtet serioz nuk matet me sa para shpërndan, por me sa mundësi krijon. Debati nuk duhet të mbetet vetëm te pyetja “sa para po ndahen?”, por te pyetja shumë më e madhe: si po ndërtojmë një Kosovë që mund ta përballojë vetë mirëqenien e qytetarëve të saj.

ILUSTRIM:

Që nga viti 2022, qeveria e Albin Kurtit ka shpërndarë mbi 400 milion euro përmes pakove dhe pagesave sociale:

108 milionë euro në vitin 2022,

144 milionë në vitin 2023,

69 milionë në vitin 2024,

50 milionë në vitin 2025 dhe

30 milionë euro në vitin 2026.

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike

OVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike
28/05/2026 - 12:34

OVL UÇK ka reaguar ashpër pas komenteve të prokurorisë lidhur me disa nga dëshmitarët e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së. Në reagim thuhet se etiketimi i figurave si...

Më shumëDetails

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete
28/05/2026 - 12:15

U.d. e presidentjes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Në takim u diskutua...

Më shumëDetails

“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove
28/05/2026 - 11:28

Telekomi i Kosovës e ka pranuar se ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej rreth 40 milionë eurove. Në një koment, ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor...

Më shumëDetails

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ jep detaje për procesin

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ jep detaje për procesin
28/05/2026 - 11:03

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 7 qershor në ora 07:00, kur hapen Qendrat...

Më shumëDetails

BDI në takim me kongresistin amerikan: Marrëveshja e Ohrit po rrezikohet

BDI në takim me kongresistin amerikan: Marrëveshja e Ohrit po rrezikohet
28/05/2026 - 10:58

Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i kryesuar nga Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim me kongresistin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan,...

Më shumëDetails

Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”

Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”
28/05/2026 - 10:34

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka nisur ekzekutimin e pagesave në kuadër të pakos mbështetëse “Inflacioni 2.0”, e cila synon të ndihmojë qytetarët përballë rritjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    628 Shpërndaje
    Shpërndaje 251 Tweet 157
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë