Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me themelimin e xhandarmërisë.Kurti, ka thënë se e njëjta do themelohet në përputhje me sistemin Kushtetues, specifikat dhe rrethanat e Kosovës.
Kryministri në detyrë, ka shtuar edhe se, xhandarmëria do të ketë mandat për sigurimin e vijës kufitare si asaj tokësore, ujore e ajrore, në tërë territorin e Kosovës, si dhe, parandalimin e dhe luftimin e të gjitha llojeve të kontrabandës.‘’Xhandarmeria do ketë mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore, në tërë në territorin e Kosovës. Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura, përfshirë ato me karakter para ushtarak. Parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve kontrabandës ndërkufitare, si me mallra dhe emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Modeli i xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane, shtete si Franca, Italia, Spanja, kanë struktura të ngjashme. Modeli i Kosovës do të ndërtohet në përputhje me sistemin tonë kushtetues, specitikfat dhe rrethanat e Kosovës. Tashmë grupi punues, është duke punuar në analizimin e të gjitha aspekteve të formimit të xhandarmërisë. Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë, do të bëhet me miratimin e ligjit të veçantë nga Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11 e cila do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit’’, ka thënë Kurti.
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale. Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës...
Më shumëDetails











