Sot është hapur sistemi për aplikimin e subvencionimit me shtesa prej 100 euro për sektorin jo-publik në Kosovë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se aplikimi duhet të bëhet individualisht përmes formularit online të publikuar në Administratën Tatimore të Kosovës, raporton KlanKosova.tv.
Qytetarë të shumtë të cilët kanë tentuar të aplikojnë përmes vegzës të dedikuar për masën e Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0 kanë raportuar probleme në aplikim.
Sipas shumë komentuesve në profilin e ministrit Murati, ka probleme teknike të tilla ku qytetarët njoftohen se tashmë kanë aplikuar paraprakisht dhe disa aplikime të tjera nuk procedohen tutje.













