Edpn Zhegrova u trasferua me bujë të madhe te Juventusi vitin e kaluar, por edhe pse pritshmërit ishin të mëdha, ai dështoi të tregonte vetën.
26-vjeçari pati një sezon shumë të keq, ku kishte mungesë të madhe minutash, derisa nuk arriti të shënonte asnjë gol me barhezinjtë.
Është raportuar se sulmuesi kosovar do të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk do të jetë pjesë e planeve të trajnerit Luciano Spalletti, as për sezonin e ardhshëm.
Edon Zhegrova padashje mund të ketë zbuluar klubin e tij të ri, pasi ka publikuar një story derisa luante me fanellën e Lille.
A është kjo një shenjë për një rikthim te skuadra franceze, apo vetëm një kujtim nga koha kur kaloi disa vite fantastike me Lille./IndeksOnline/















