Kandidati i PDK-së për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka marrë përkrahje nga lagjja Dardania në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
Në lagjen Dardania në Prishtinë filluam takimet me qytetarë për të prezantuar programin tonë për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar pozitivisht Kosovën.
Kisha kënaqësinë të takoj shumë shokë të fëmijërisë në Dardani, si dhe shumë fqinjë me të cilët kemi kaluar kohë të mira e të vështira. Por asnjëherë nuk jemi ndalur dhe as nuk jemi dorëzuar për ta bërë ndryshimin.
Fuqia e një populli nuk është pushteti, por rinia dhe qytetarët e tij, të cilët në këto zgjedhje do ta zgjedhin progresin në vend të regresit.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125 #BedriHamza1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109













