Gjeneral Rrahman Rama, kandidat për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim të mëngjesit me Ismet Veselin, vëllain e Kadri Veseli.
Në një atmosferë të përshkruar si miqësore dhe të qetë, Rama ka thënë se bashkë kanë pirë kafenë e mëngjesit, siç e quan ai një traditë të zakonshme të takimeve të tij.
Gjatë bisedës, sipas tij, është diskutuar për figurat e cilësuara si “të rëndësishme për kombin”, të cilat po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Rama ka shprehur bindjen se këto figura do të rikthehen sërish në jetën publike dhe se, siç është shprehur ai, “kafeja e mëngjesit me ta do të bëhet sërish realitet në vendin për të cilin ata dhanë gjithçka”.













