Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”

29/05/2026 - 16:20
në Lajme
A A
Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

NATO përmes një komunikate për media ka njoftuar për përfundimin e parë të stërvitjes së përbashkët me forcat serbe. Në njoftim thuhet se kjo stërvitje shënon një moment të rëndësishëm bashkëpunimi praktik në mes të NATO-s dhe Serbisë në kuadër të Partneritetit për Paqe.

“Gjatë dy javëve, afërsisht 600 trupa nga vendet aleate të NATO-s u stërvitën së bashku me personelin e Forcave të Armatosura Serbe, në një seri skenarësh fiktivë të hartuar për të forcuar bashkëpunimin profesional ushtarak dhe për të përmirësuar koordinimin. Ushtrimi mblodhi së bashku personel ushtarak nga Serbia, Italia, Rumania, Turqia, Franca, Gjermania, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duke u përqendruar në operacionet e mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali George M. Wikoff, e ka cilësuar ushtrimin si sukses të jashtëzakonshëm.

“Ky ushtrim demonstroi profesionalizmin, ekspertizën dhe gatishmërinë e Forcave të Armatosura Serbe që punojnë së bashku me trupat aleate. Duke u stërvitur së bashku, ne përmirësojmë ndërveprimin, ndërtojmë besim të ndërsjellë dhe forcojmë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të përbashkëta të sigurisë. Ne të gjithë kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë dhe personalisht jam i kënaqur që ushtrimi ka qenë një sukses kaq i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Është një meritë për të gjithë të përfshirët dhe një moment i madh ndërsa ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të partneritetit.”, ka thënë ai.

NATO thekson se ushtrimi “u zhvillua në respekt të plotë të politikës së deklaruar të neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe pasqyron bashkëpunimin praktik afatgjatë midis NATO-s dhe Serbisë”.

“Ushtrimi i këtij viti NATO-Serbi përfaqëson një demonstrim të prekshëm se sa larg janë rritur marrëdhëniet NATO-Serbi. Sa shumë është zhvilluar partneriteti i Serbisë me NATO-n. Dhe sa shumë ka përparuar dialogu ynë politik dhe bashkëpunimi praktik”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Ambasadori Kevin Hamilton. “Ndërsa shikojmë përpara, NATO është e gatshme të zhvillojë më tej marrëdhëniet tona me Serbinë. Në respekt të plotë të politikës së saj të deklaruar të neutralitetit ushtarak”, ka shtuar Wikoff.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Ndalet zyrtari i kësaj komune të Kosovës, dyshohet se mori mbi 39 mijë euro paga pa shkuar në punë

Policia arreston një person: Kapet me 14.9 gramë substancë narkotike
29/05/2026 - 17:17

Një zyrtar i Komunës së Kllokotit është ndaluar nga autoritetet pas dyshimeve se ka përfituar paga shtetërore për rreth shtatë vjet pa u paraqitur fare në vendin e...

Më shumëDetails

Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike

Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike
29/05/2026 - 16:51

Policia e Kosovës sot ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, pasi ky i fundit kishte hyrë brenda hapësirës ku po...

Më shumëDetails

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi
29/05/2026 - 16:27

Qe nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026, zyrtari për kulturë, rini, sport i komunës së Kllokotit, S.S. i cili ishte edhe menaxher i bibliotekës në...

Më shumëDetails

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’
29/05/2026 - 16:08

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me refuzimin e kërkesës për mbajtjen e një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në...

Më shumëDetails

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore
29/05/2026 - 16:04

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe...

Më shumëDetails

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë
29/05/2026 - 15:44

Gjeneral Rrahman Rama, kandidat për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim të mëngjesit me Ismet Veselin, vëllain e Kadri Veseli. Në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    686 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 172
  • Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë