Sot është përuruar monografia e shkollës “Idriz Barani” me autor Bali Haxhiu me rastin e 80 vjetorit të kësaj shkolle né Klinë të Epërme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bekim Haxhiu ka thënë se kjo monografi paraqet një rrëfim të pasur historik dhe emocional për rrugëtimin e shkollës dhe brezave që u edukuan në të.
“Autori, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle sollën emocione të veçanta, kujtime dhe krenari për breza të tërë që u arsimuan, edukuan dhe u formësuan në bankat e kësaj shkolle, dikur modeste e sot një institucion modern arsimor.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Sot, në Klinë të Epërme, me rastin e 80-vjetorit të Shkollës “Idriz Barani”, u përurua monografia e shkollës “Idriz Barani”, me autor Bali Haxhiu.
Kjo monografi paraqet një rrëfim të pasur historik dhe emocional për rrugëtimin e shkollës dhe brezave që u edukuan në të. Përmes kujtimeve, dokumenteve dhe ngjarjeve të rëndësishme, autori sjell sakrificat, përkushtimin dhe rolin e madh që kjo shkollë pati në arsimimin dhe formimin kombëtar të rinisë së Drenicës.
Autori, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle sollën emocione të veçanta, kujtime dhe krenari për breza të tërë që u arsimuan, edukuan dhe u formësuan në bankat e kësaj shkolle, dikur modeste e sot një institucion modern arsimor.
Faleminderit autorit Bali Haxhiu, recensentit, Ambasadorit Avni Spahiu, si dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e kësaj monografie kaq të vlefshme.













