Detyra e re e kryetarit të AAK-së, duket se nuk po i përshtatet në terren Ardian Gjinit, i cili po dështon tē mbush edhe sallat e vogla gjatë tubimeve, madje edhe në qytete si Rahoveci ku qeverisin kryetarët e kësaj partie.
Edhe pse me rezultatet minimal, Ramush Haradinaj kishte arritur ta kalonte pragun me 28 dhjetor, por që ky rezultat mga terreni po shihet si vështirë i arritshëm me Ardian Gjinin.
Para qytetarëve të Rahovecit, Gjini ka thënë se kjo komunë ka bujqit dhe vreshtarët më të vlefshëm në Ballkan.
“Nuk kemi me lënë më, me marrë subvencione ata që nuk e punojnë tokën hiç, e i marrin se janë kushërinj të tyre, e me mbetë bujqit më të vlefshëm në Ballkan, që janë të kësaj ane. Të Rahovecit e anës së Drinit. Vreshtarët më të vlefshëm në Ballkan me mbetë pa i marrë. Nuk kemi me leju”, ka deklaruar Gjini.













