Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një konferencë për media, duke bërë pak dramë elektorale për mungesë të rrymës.
“Fatkeqësisht, ne s’kemi energji elektrike, s’kemi zërim, nuk kemi drita dhe një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës po përballet me reduktime”, tha Hamza para gazetarëve.
Ai shtoi: “Kjo tregon peshën dhe rëndësinë e këtij prioriteti që e ka PDK”.
Hamza tha se njerëzit edhe nëpër qytete tjera ku po shkojnë, po e kanë “një konstatim: Kosova është në krizë”.
“Kjo krizë dihet që e ka një adresë dhe kjo është kryeministri aktual, qeveria aktuale”.
Videon nga kjo konferencë e ndau kandidatja për deputete e PDK’së, Blera Deliu-Kodra.















