Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, sot bashkë me shumë të tjerë u pritën në një takim madhështor me veteranët e UÇK-së në fshatin Kuçicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu pranoi emblemën “LIRIA KA EMËR” të cilën ia dhuroi Fatmir Limaj, e të cilën Haxhiu tha se është shumë e veçantë për të si luftëtar i lirisë.
“Takimi ishte i mbushur me emocione, kujtime, krenari dhe mobilizim për ta sjellë ndryshimin më 7 qershor. Bashkë me bashkëluftëtarët rikthyem në kujtesë ditët kur i thamë JO robërisë dhe STOP Serbisë. Me sakrificë, guxim dhe vendosmëri, e zëvendësuam epokën e robërisë me epokën e lirisë dhe të pavarësisë.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet!
Sot, së bashku me udhëheqësit e luftës çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku, si dhe me kandidatët për deputetë, u takuam me veteranët e UÇK-së në Kuçicë.
Emblema “LIRIA KA EMËR”, të cilën ma dhuroi Fatmir Limaj, është shumë e veçantë për mua dhe për çdo luftëtar të UÇK-së. Ajo simbolizon guximin, sakrificën, qëndresën dhe idealin për të cilin luftuam.
Takimi ishte i mbushur me emocione, kujtime, krenari dhe mobilizim për ta sjellë ndryshimin më 7 qershor. Bashkë me bashkëluftëtarët rikthyem në kujtesë ditët kur i thamë JO robërisë dhe STOP Serbisë. Me sakrificë, guxim dhe vendosmëri, e zëvendësuam epokën e robërisë me epokën e lirisë dhe të pavarësisë.
Sot na bashkon një mision i ri: t’i themi STOP krizës, ta ndalim degradimin e shtetit dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë.
Me veteranët, me qytetarët dhe me të gjithë ata që besojnë në vlerat për të cilat u sakrifikua shumë, do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109















