Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Aliu , ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Vitisë, “energjia, idetë dhe vullneti i tyre për të kontribuar në zhvillimin e vendit janë shpresa më e madhe për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Aliu, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
Me të rinjtë e Vitisë diskutuam për programin e Partisê Demokratike të Kosovës dhe mundësitë që projekti ynë zgjedhor ofron për rininë. Energjia, idetë dhe vullneti i tyre për të kontribuar në zhvillimin e vendit janë shpresa më e madhe për të ardhmen e Kosovës.
Përfshirja e të rinjve në jetën institucionale, krijimi i më shumë hapësirave për zhvillim profesional dhe mbështetja e tyre në realizimin e projekteve vetanake do të jenë prioritet i angazhimit tonë. Vetëm duke investuar tek rinia, ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë.
#NdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamza1
Lulzim Aliu Nr. 35 ✅













