Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani nga Malisheva: Ngrihuni për Kosovën që e donin dëshmorët

31/05/2026 - 17:59
në Lajme
A A
Osmani nga Malisheva: Ngrihuni për Kosovën që e donin dëshmorët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e 6-të dhe kandidatja për presidente për mandat të dytë njëherësh bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një tubim masiv elektoral në komunën e Malishevës, duke shpalosur vizionin për drejtimin e ri të Republikës dhe duke bërë thirrje për unitet para zgjedhjeve të 7 qershorit.Në një atmosferë të zjarrtë dhe para një numri të madh qytetarësh, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Malishevë, të cilën e ka cilësuar si një vend të sakrificës dhe simbol të qëndresës shqiptare.

Gjatë adresimit të saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit me aleatët strategjikë.Në fillim të fjalës së saj, Osmani u shpreh e nderuar që ndodhej në mesin e qytetarëve të kësaj treve historike.

“Të dashur qytetarë të Malishevës, Sot jam krenare që ndodhem në mesin tuaj, në një trevë që ka ditur gjithmonë ta mbrojë Kosovën në ditët më të vështira dhe ta nderojë atë në ditët e lirisë. Malisheva është një simbol i qëndresës shqiptare. Është një vend ku liria ka emra, ka familje, ka histori dhe ka sakrificë. Prandaj sa herë vij këtu, ndiej peshën e amanetit që na kanë lënë dëshmorët dhe heronjtë e kësaj ane”.Më tej, ajo goditi ashpër krizat aktuale politike, duke vënë në dukje se rruga e sotme e Kosovës po devijon nga idealet e çlirimtarëve.

“Ata nuk e dhanë jetën që Kosova të jetojë në grindje të pafundme. Ata nuk u flijuan që Republika të mbetet peng i krizave politike e zgjedhjeve te njëpasnjëshme. Ata nuk sakrifikuan gjithçka që të shohin të rinjtë tanë duke kërkuar të ardhmen larg Kosovës. Ata luftuan për një Kosovë të fortë. Për një Kosovë të respektuar. Për një Kosovë që ecën krenare mes kombeve të lira”.Osmani kërkoi me ngulm një reflektim të thellë kombëtar, duke kujtuar se periudhat më të lavdishme të vendit janë shkruar vetëm përmes unitetit.

“Prandaj sot po ju them nga Malisheva: Ka ardhur momenti që Kosova të rikthehet te forca e saj më e madhe. Te bashkimi. Sepse historia jonë është e qartë. Kur kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Kur kemi qenë të bashkuar kemi ndërtuar shtet. Kur kemi qenë të bashkuar kemi bërë të pamundurën të mundur. Ndërsa sa herë kemi lejuar përçarjen të hyjë mes nesh, kemi humbur energji, kemi humbur kohë dhe kemi humbur mundësi”.Duke shpalosur programin e saj, ajo kërkoi që politika të largohet nga zhurma e përditshme dhe të kthehet drejt nevojave jetike të qytetarëve.

“Sot Kosova ka nevojë për një drejtim e kapitull të ri. Një drejtim ku politika flet për zhvillim ekonomik. Ku politika flet për vende pune. Ku politika flet për investime. Ku politika flet për shkolla më të mira dhe spitale më të mira. Ku politika flet për suksesin e Kosovës e jo për konfliktet e pafundme. Unë e di që ju jeni lodhur nga zhurma. E di që ju kërkoni rezultate. Kërkoni shpresë për vete, për fëmijët tuaj, kujdes më të mirë e pleqëri të dinjitetshme për familjarët tuaj të moshuar… kërkoni dritë për Kosovën”.Në këtë garë politike, Osmani theksoi partneritetin e saj dhe rëndësinë jetike të ruajtjes së marrëdhënieve diplomatike me botën demokratike.
“Prandaj bashkë me Lumir Abdixhikun kemi hyrë në këtë garë me një mision të qartë. Ta bëjmë Kosovën më të fortë brenda. Më të respektuar jashtë. Më të zhvilluar ekonomikisht. Më të sigurt për familjet tona. Dhe më të afërt me aleatët që kanë qenë pranë nesh në çdo moment vendimtar të historisë. Sepse Kosova ka fituar gjithmonë kur ka ecur me Amerikën. Kosova ka fituar gjithmonë kur ka ecur me botën demokratike. Kosova ka fituar gjithmonë kur ka zgjedhur urtësinë, jo arrogancën”.Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Osmani u shpreh plotësisht e bindur në pjekurinë politike të kësaj komune dhe lëshoi thirrjen e madhe për mobilizim gjithëpopullor.

“Malishevë, Më 7 qershor nuk votohet vetëm për një mandat. Më 7 qershor votohet për drejtimin e Republikës. Votohet për Kosovën e bashkimit apo Kosovën e përçarjes. Për Kosovën e zhvillimit apo Kosovën e stagnimit. Për Kosovën që fiton apo Kosovën që grindet me të gjithë. Dhe unë besoj tek ju. Besoj tek Malisheva. Besoj tek qytetarët që gjithmonë kanë ditur ta vendosin Kosovën mbi interesat e ngushta politike”.“Prandaj sonte ju bëj thirrje: Ngrihuni për Kosovën që e donin dëshmorët! Ngrihuni për Republikën që meritojnë fëmijët tanë! Ngrihuni për fitoren e madhe më 7 qershor! Sepse kur ngrihet Malisheva, fiton Kosova!”, ka përfunduar Osmani.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë