Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu i cili garon në këto zgjedhje me numër 109 ka treguar arsyet pse duhet të votohet kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se së pari duhet të ndalet kjo krizë ekonomike dhe sociale e institucionale që po prodhohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Me PDK-në dhe me Bedri Hamzën kryeministër të ndryshoj pozitivisht, edhe mirëqenia qytetare që është rrënuar shumë, por edhe relacioni i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Është esenciale që Kosova në këto zgjedhje të bëj një hap pas gjashtë vitieve hapa prapa, Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq”, ka thënë Haxhiu.













