Lulzim Aliu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosoves per deputet eshte takuar me mësimdhënësit e Gaçkës dhe Gremes me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë, shkruan Veriu.info.
35-shi i PDK-së ka thënë se vetëm me arësim cilësor ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit dhe krijimin e një sistemi arsimor që u jep perspektivë të rinjve tanë.











