Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tarifë 10 euro për hyrje në Prishtinë – Shefi i Asamblesë së LDK’së, Egzon Pacolli thotë se Vetëvendosje po mashtron

02/06/2026 - 13:15
në Lajme
A A
Tarifë 10 euro për hyrje në Prishtinë – Shefi i Asamblesë së LDK’së, Egzon Pacolli thotë se Vetëvendosje po mashtron
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Asamblesë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të asamblistit të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, lidhur me draft-rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale në Prishtinë.

Në reagimin e tij, Pacolli tha se Vetëvendosje po mashtron opinionin publik, duke theksuar se në Kuvendin Komunal nuk është votuar vendosja e tarifës prej 10 eurosh, por vetëm dërgimi i draft-rregullores në diskutim publik.

“Gëzim Sveçla dhe Vetëvendosje po mashtrojnë opinionin publik. Në Kuvendin Komunal votuan PRO lënies në diskutim publik të Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Sot dalin para qytetarëve sikur kanë qenë kundër. Dokumenti është publik. Vota juaj është publike. Nuk ka asgjë jodemokratike në diskutimin publik të ideve dhe propozimeve me qytetarët. Përkundrazi, demokracia funksionon pikërisht kur vendimet diskutohen hapur dhe kur publiku ka mundësi të dëgjohet”, ka shkruar Pacolli.

Paraqiti faturë të rreme në tenderin mbi 80 mijë euro, aktakuzë ndaj drejtorit të një kompanie në Prizren
Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi.

Sipas tij, Vetëvendosje ka votuar pro kësaj procedure në Kuvend, ndërsa tani po paraqitet publikisht sikur ka qenë kundër. Ai gjithashtu ka publikuar dhe votat që kanë qenë pro për diskutim në publik të kësaj draft rregulloreje.

“Ajo që po fshehin me vetëdije është fakti se në Kuvend nuk është votuar vendosja e një tarife prej 10 eurosh për hyrje në Prishtinë. Është votuar vetëm dërgimi në diskutim publik i një rregulloreje, një procedurë normale dhe demokratike, ku qytetarët, bizneset, ekspertët dhe grupet e interesit kanë të drejtë të japin vërejtjet, kundërshtimet dhe propozimet e tyre.

Por kur erdhi momenti për të votuar në Kuvend, Vetëvendosje votoi PRO. Sot, kur po kërkon pak pikë politike, shtiret sikur ka qenë kundër. Qytetarët e Prishtinës meritojnë më shumë se kaq. Meritojnë sinqeritet, përgjegjësi dhe qëndrime të qarta, jo propagandë dhe manipulim. Nuk mund të votosh pro në seancë dhe të paraqitesh kundër para kamerave. Ky nuk është qëndrim politik. Ky është mashtrim i opinionit publik”, shkruan Pacolli.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla mban sot një konferencë për media

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit polior për spiunazh, falënderon edhe Prokurorinë
02/06/2026 - 15:00

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë sot një konferencë për media në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë. Sipas...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër

Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër
02/06/2026 - 14:35

Komuna e Prishtinës ka sqaruar për RTV21 se taksa rrugore e cila po synohet të vihet në funksion për veturat e regjistruara jashtë Prishtinës nuk do të jetë...

Më shumëDetails

Jakup Nura pas tubimit në Malishevë: Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!

Jakup Nura pas tubimit në Malishevë: Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!
02/06/2026 - 14:27

Kandidati i PDK-së për deputet, Jakup Nura, ka marrë mbështetje të jashtëzkonshme dje në Malishevë, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info. Postimi i plotë: Përkrahja që morëm sot në Malishevë...

Më shumëDetails

Abdixhiku paralajmëron tubimin mbyllës: Do të japim mesazhin se Kosova është gati për ndryshim

Abdixhiku: Shteti mbahet me ekonomi të fortë, prandaj LDK vjen me paketën më të madhe investuese, 5 miliardë euro
02/06/2026 - 14:10

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar për tubimin mbyllës të LDK-së. Ky tubim mbahet të premten në ora 20:00 në Sheshin Skënderbe, në Prishtinë. “Të premten, të...

Më shumëDetails

AGK me kërkesë publike për Costën para takimit të tij me Kurtin

AGK me kërkesë publike për Costën para takimit të tij me Kurtin
02/06/2026 - 13:48

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka drejtuar letër publike presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, para vizitës së tij në Kosovë të mërkurën. Në letrën e publikuar...

Më shumëDetails

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës aktivizohen në parandalimin dhe trajtimin e keqpërdorimeve të mundshme të votave

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës aktivizohen në parandalimin dhe trajtimin e keqpërdorimeve të mundshme të votave
02/06/2026 - 13:33

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, e shoqëruar nga menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari pritën në takim pune zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgimtari nga Gjermania e kërcënon haptazi Valon Sylën: “Me ba me zatet, drejt e ne spital ka me shku”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë