Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja zvicerane kërkon që mjekët të raportojnë pacientët e rrezikshëm te policia

02/06/2026 - 19:09
në Lajme
A A
Deputetja zvicerane kërkon që mjekët të raportojnë pacientët e rrezikshëm te policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kundërshtarët e propozimit paralajmërojnë se dobësimi i konfidencialitetit mund të dëmtojë besimin mes pacientëve dhe mjekëve, duke bërë që disa persona të hezitojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore ose psikologjike.

Pas sulmit me thikë në Winterthur javën e kaluar, ku tre persona mbetën të plagosur, është rihapur debati në Zvicër mbi kufijtë e konfidencialitetit mjekësor dhe sigurinë publike.

Sulmuesi, i cili kishte qenë më parë në trajtim për probleme të shëndetit mendor, ka nxitur disa deputetë të kërkojnë ndryshime ligjore që do t’u mundësonin psikiatërve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të raportojnë persona potencialisht të rrezikshëm tek autoritetet, transmeton albinfo.ch.

Nisma është paraqitur nga deputetja Jacqueline de Quattro, e cila argumenton se profesionistët e shëndetësisë duhet të kenë detyrimin të raportojnë individë që paraqesin rrezik për sigurinë publike, veçanërisht nëse kanë lidhje me ideologji ekstremiste.

“Ky është një problem sigurie për vendin tonë, prandaj duhet të veprojmë”, deklaroi ajo.

Megjithatë, një masë e tillë do të kërkonte ndryshime të rëndësishme në legjislacionin zviceran, pasi sekreti mjek-pacient është i mbrojtur me ligj dhe konsiderohet një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor.

Kundërshtarët e propozimit paralajmërojnë se dobësimi i konfidencialitetit mund të dëmtojë besimin mes pacientëve dhe mjekëve, duke bërë që disa persona të hezitojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore ose psikologjike.

Çështja pritet të diskutohet këtë javë në Parlamentin zviceran, ku debati mes sigurisë publike dhe mbrojtjes së privatësisë pritet të jetë i ashpër.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Mitrovica ka mbajtur shumë mbi supe ndër vite, meriton më shumë vëmendje, investim e përkushtim

Abdixhiku: Mitrovica ka mbajtur shumë mbi supe ndër vite, meriton më shumë vëmendje, investim e përkushtim
02/06/2026 - 20:03

Kandidati i LDK-së për kryeministë,r Lumir Abdixhiu, tha se sot prezantuan kandidatët për deptuetë në Mitrovicë. Ai tha se Mitrovica është qytet i qëndresës, barrës së madhe, të...

Më shumëDetails

Osmani në Mitrovicë: Këtu do të ndërtohet spitali më i madh në Evropën Juglindore

Osmani në Mitrovicë: Këtu do të ndërtohet spitali më i madh në Evropën Juglindore
02/06/2026 - 19:28

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, në tubimin elektoral në Mitrovicë ka vënë theksin te investimet strategjike në shëndetësi, zhvillimi ekonomik dhe siguria, duke e cilësuar qytetin si qendër...

Më shumëDetails

“Rama në burg”, dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit – pjesëmarrje masive edhe sot

“Rama në burg”, dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit – pjesëmarrje masive edhe sot
02/06/2026 - 19:12

Në Tiranë po vazhdon protesta në mbrojtje të Zvërnecit, për të tretën ditë me radhë.Edhe sot, pjesëmarrja është masive. Qytetarët po mbajnë slogane dhe po brohorasin “Rama në...

Më shumëDetails

Rrahman Rama në Runik të Skenderajt: I gjeta me plot besim e motiv që me 7 qershor PDK-së t’ia sjellim fitoren

Rrahman Rama në Runik të Skenderajt: I gjeta me plot besim e motiv që me 7 qershor PDK-së t’ia sjellim fitoren
02/06/2026 - 18:56

Kandidati i PDK-së për deputet Rrahman Rama, ka takuar sot qytetarë në Runik të Skenderajt. Rama tha se atje gjeti besimin që me 7 qershor PDK-ja do të...

Më shumëDetails

Analizë: Trumpit i duhet t’i jap fund luftës, por Irani nuk po tërhiqet

Analizë: Trumpit i duhet t’i jap fund luftës, por Irani nuk po tërhiqet
02/06/2026 - 18:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë sinjalizuar se do të preferonin që të mos ktheheshin në luftën që është ndërprerë me armëpushimin e 8 prillit. Asnjëra...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Bashkimi i LDK-së me Vjosa Osmanin ka rikthyer entuziazmin te qytetarët

Hasanpapaj: Bashkimi i LDK-së me Vjosa Osmanin ka rikthyer entuziazmin te qytetarët
02/06/2026 - 18:45

Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e fushatës zgjedhore, duke thënë se mbështetja dhe energjia e qytetarëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë