Kandidati i LDK-së për kryeministë,r Lumir Abdixhiu, tha se sot prezantuan kandidatët për deptuetë në Mitrovicë.
Ai tha se Mitrovica është qytet i qëndresës, barrës së madhe, të minatorëve, industrisë, kulturës e muzikës.
“Sot prezantuam kandidatët tanë në Mitrovicë. Në qytetin e qëndresës, barrës së madhe, të minatorëve, industrisë, kulturës e muzikës. Mitrovica ka mbajtur shumë mbi supe ndër vite. Prandaj, meriton më shumë vëmendje, më shumë investim dhe më shumë përkushtim. Një qytet me kaq histori, energji e potencial, nuk duhet të mbetet në pritje”.
“Folëm për projektet që i duhen qytetit, për zhvillimin ekonomik, për punën dhe për një Kosovë që nis t’i kryejë punët që i ka lënë pezull për shumë gjatë. Në Mitrovicë garojmë me kandidaten Brikena Muharremi me numër 32, kandidatin Naim Hajra me numër 85 dhe kandidatin Oltion Ahmeti me numër 96”, ka shkruar Abdixhiku.












