Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka hedhur akuza ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sipas Lushtakut e ka keqpërdorur policinë e Kosovës për siç e ka quajtur shtetrrethin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai e ka quajtur Sveçlën xhandat dhe dezertor të luftës.
“Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Xhelal xhandari,
Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!
Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.
Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!
SL














