Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tjetër tubim të jashtëzakonshëm në lagjen Vranjevc të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Vranjevci ynë, siç ka ditur gjithmonë! 🔥🔥🔥
Pa fjalë!
Tubim i jashtëzakonshëm në Degën e Parë. Në rrënjët e mbështetjes së flaktë në Prishtinë. Në lagjen që gjithmonë ka ditur të qëndrojë drejt, të mos dorëzohet dhe të mbajë gjallë frymën e Lidhjes.
Kjo energji, kjo dashni e ky mobilizim na japin besim se Kryeqyteti po bashkohet si rrallëherë më parë.U zotuam për 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet. Për rrugë më të mira, shkolla e çerdhe, shëndetësi moderne, sport, kulturë e teknologji.
Në Prishtinë, Dega I, garojmë me kandidatët tanë: Anduena Mekuli Kastrati me numër 75, Dasmor Durmishi me numër 76, Albulena Bilalli me numër 77, Vedat Jashari me numër 78 dhe Bahrie Çunaku Vitija me numër 86.
Kodra e Trimave, si gjithmonë; zemër e madhe e Prishtinës! 💙













