Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jetë e shkurtë histori e gjatë- Antigona Fazliu

04/06/2026 - 13:32
në Lajme
A A
Jetë e shkurtë histori e gjatë- Antigona Fazliu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia e një vajze të re nga Drenica që  përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë  la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi e rolit dhe përkushtimit që patën edhe vajzat e reja në periudhat më të vështira të vendit.

Elsa Krasniqi, Fjona Grajçevci, Tuana Aliu

Ajo erdhi si fëmija më i vogël në familjen e prindërve të përndjekur politikisht e lindur me 11 mars 1981 Antigona u rrit në një mjedis ku dashuria për atdheun ishte e thellë. Edhe pse e re në moshë  ajo nuk u pajtua kurrë me jetën e zakonshme dhe u bë pjesë e historisë së qëndresës kombëtare, duke u angazhuar në luftën për lirinë e Kosovës.

Motra e saj Kimete Fazliu e kujton Antigonën si një vajzë të lidhur ngushtë me familjen, me ëndrra të mëdha dhe me dëshirë për t’i ndihmuar të tjerët.Edhe gjatë luftës ajo ndihmonte vazhdimisht njerëzit në nevojë dhe kujtohet si një vajzë e buzëqeshur që nuk pranonte të nënçmohej.

Ajo tregon për synimet që kishte për shkollimin dhe vendimet që mori Antigona në prag të fillimit të luftës.

“Antigona kishte lidhje shumë të fortë me familjen. Në të njëjtën ditë u vranë edhe ajo edhe Ilazi, gjë që e rëndoi edhe më shumë dhimbjen. Nëna kishte bërë përpjekje ta ndalte që të mos dilte në luftë. Antigona doli e armatosur dhe mbante çizmeushtarake. Nëna i lutej t’i hiqte armët  por ajo i ishte përgjigjur se donte t’i mbronte të gjithë”, rrëfen Kimete Fazliu.

“Kisha ecur për dy muaj pa çizme nga Mitrovica deri në front. Çizmet e Antigonës ishin shumë të dëmtuara ndërsa të miat ishin më të mira. Ajo nuk donte t’i merrte por unë këmbëngula t’ia jepja. Kjo ishte Antigona gjithmonë mendonte për të tjerët para vetes. Edhe sot i ruaj ato çizme në dollap si kujtimin më të çmuar për motrën time”, kujton Kimete Fazliu.

Ajo kujton se Antigona e donte shumë shkollën dhe kishte plane për të ardhmen.

“Kishte dëshirë të bëhej mjeke.”

Kështu e kujton motra e saj një nga ëndrrat që Antigona nuk arriti ta realizonte.

Në anën tjetër të kësaj historie qëndron vëllai i saj Hajriz Fazliu i cili e kujton Antigonën me mall dhe krenari. Për të, ajo mbetet një kujtim i gjallë i familjes dhe fëmijërisë së saj.

Kujtimet e tij për Antigonën plotësojnë historinë e saj brenda familjes dhe jetës së hershme duke e përshkruar si një vajzë të afërt dhe të dashur.

Vëllai i Antigonës Hajriz Fazliu i ka kushtuar asaj një poezi ku shpreh mallin dhe krenarinë për motrën e tij.

MALLI M’PËRVËLON

T’shoh n’qiell përmbi Atdhe,

ke marrë krah e fluturon

m’vështron e t’vështroj,

por nga largësia, malli m’përvëlon

Antigonë, ti je lule dielli

Dhe kurrë s’ke për t’u venitur.

Gjaku yt i njomë

lulëza ka për t’rritur

Lavdi motër Antigonë,

e gjallë je n’zemrat tona!

Lum Dardania qe t’ka çikë

ia ke shtu qiellit një dritë!

Vëllai i Antigonës në 27 vjetorin e rënies së saj në një shkrim poetik dedikuar së ndjeres u shpreh:

“Dy rrugë njëra në Drenas e tjetra në Prishtinë  mbajnë emrin tënd.

Jam krenar që u rritëm në të njëjtin djep u ushqyem në të njëjtën votër, u formësuam pranë të njëjtit oxhak. Do të isha edhe më krenar, sikur të gëzoje lirinë sepse ti vetë ishe liria.”

Sot në një realitet ku një numër i vogël rrugësh mbajnë emra të grave dy prej tyre në Kosovë në Prishtinë dhe Drenas mbajnë emrin e Antigona Fazliut duke përfaqësuar një shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi.

30 prilli ishte dita që ia ndërpreu ëndrrat Antigonës. Në vitin 1999, në moshën 18 vjeçare ajo ra dëshmore në Betejën e Verbovcit, duke lënë pas një histori që vazhdon të kujtohet edhe sot.

Afërsinë shpirtërore jashtë rrethit familjar Antigona e kishte me një mike të saj të afërt, me të cilën ishte njohur gjatë luftës dhe kishin kaluar shumë kohë së bashku.

Sipas saj Antigona dallohej për guximin dhe qetësinë edhe në situatat më të rënda duke mos shfaqur frikë në asnjë moment.

“Ajo që e karakterizonte më së shumti Antigonën ishte guximi i jashtëzakonshëm. Në asnjë situatë nuk e kam parë të frikësuar apo të hutuar, i dha infuzion ushtarit të plagosur dhe qëndroi pranë tij pa asnjë hezitim.Mbaj mend gjithashtu se ajo u lidh në një karrocë pas traktorit për të mos e lënë të plagosurin vetëm dhe vazhdoi rrugën me të”, kujton mikja e saj

Për figurën e Antigona Fazliut ka shkruar edhe autori Jahë Fida, i cili thotë se njohja me historinë e saj e ka shtyrë të krijojë vepra letrare kushtuar asaj. Sipas tij figura e Antigonës ka lënë mbresa të thella dhe është bërë frymëzim për krijimtarinë e tij.

“Figura e Antigona Fazliut dhe historitë e saj përcjellin tek unë një mori emocionesh e mbresash. Ajo padyshim është një figurë e guximit dhe heroizmit dhe është një Shotë Galicë e dytë kjo filizë e njomë dardane që kishte forcë dhe kurajë të jashtëzakonshme”, thotë autori Jahë Fida.

Përveç vargjeve të shkruara në libër kujtimi për Antigona Fazliun vjen edhe përmes këngës së interpretuar nga Halit Gashi. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai thotë se kjo këngë ka një domethënie të veçantë për të, pasi lidhet me përjetimet e luftës dhe sakrificën për liri.

“Kënga për dëshmoren Antigona Fazliu është shkruar nga Jahë Fida kompozuar dhe orkestruar nga Arjon Gashi ndërsa unë e kam interpretuar me shumë emocion dhe respekt. Si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo këngë për mua lidhet drejtpërdrejt me kohën, sakrificën dhe dhimbjen e luftës. Figura e Antigonës përfaqëson guximin dhe sakrificën për lirinë e vendit. Mesazhi i këngës është që dëshmorët të mos harrohen kurrë dhe që brezat e rinj ta kuptojnë çmimin e lirisë”, u shpreh këngëtari Halit Gashi.

Që zëri dhe vargjet të merrnin formën e duhur, për këngën kushtuar Antigona Fazliut ka kontribuar edhe kompozitori Arjon Gashi. Ai thotë se kjo këngë nuk është vetëm krijim muzikor, por edhe ndjenjë dhe përgjegjësi për të ruajtur kujtimin për heroinën.

“Ndihem krenar që emri im do të mbetet pjesë e këtyre këngëve, sepse ashtu si dëshmorët edhe këngët për ta nuk vdesin kurrë. Jam rritur në një familje ku respekti për dëshmorët ka qenë gjithmonë i pranishëm; babai im është veteran i luftës, po ashtu edhe xhaxhai im, i cili e ka interpretuar këngën. Nëse kjo këngë arrin që qoftë edhe për një moment të ngjallë respekt mall apo krenari për Heroinën Antigona Fazliu atëherë ajo e ka përmbushur misionin e saj artistik dhe njerëzor”, thotë Arjon Gashi.

Kjo peshë e historisë gjen vend edhe në krijimtarinë e poetit Fatmir Çitaku, i cili e ka përshkruar Antigona Fazliun si simbol të sakrificës dhe lirisë.

“Në Drenicën e plagëve dhe të qëndresës u rrit si bijë e dritës me shpirtin e bardhë si flamuri që e deshi deri në frymën e fundit. Ishte e re në moshë, por e madhe në zemër dhe sa herë qëkjo tokë të thërrasë emrin e saj, do të dëgjohet një zë që vjen nga përtej lavdisë ‘’Liria ka emra që nuk vdesin kurrë’.” thotë poeti Fatmir Çitaku.

Rrethit të shkrimtarëve që kanë shkruar për Antigona Fazliun i bashkohet edhe Zymer Mehani, i cili thotë se shkrimi për të është një detyrim moral ndaj lirisë dhe historisë.

“Kur lapsi im prek letrën për të shkruar për dëshmorët, unë nuk ndjej thjesht detyrim intelektual apo profesional, por ndjej një thirrje të brendshme, një urdhër shpirtëror që vjen nga thellësitë e historisë sonë të përgjakur”, thotë ai, duke përmendur edhe librin e tij kushtuar Antigona Fazliut, “Jeton Gona në zemrat tona”.

Në fund të këtij rrugëtimi të mbushur me kujtime nga jeta dhe sakrifica e Antigona Fazliut me vargje, këngë dhe dëshmi të njerëzve që e kujtojnë me mall dhe krenari dëshmohet se emri i saj dhe i shumë dëshmorëve të tjerë do të mbeten të paharruar në historinë e Kosovës.

Antigona Fazliu një emër i gdhendur në historinë shqiptare është dhe do të mbetet simbol i sakrificës dhe shembull për vajzat anë e mbanë botës.

Shënim: Autoret janë studente të vitit të parë në Departamentin e Gazetarisë në UP. Teksti është shkruar në kuadër të lëndës “Zhanret e gazetarisë”.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë