Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

05/06/2026 - 10:44
në Lajme
A A
Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rishpërndarë sot opinionin e publikuar dje nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, përmes të cilit bëhet thirrje që Kosova t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan.

Në opinionin e saj, Prattipati vlerëson se kërkesa për energji në Kosovë po rritet, ndërsa vendi po shpenzon gjithnjë e më shumë për importin e energjisë elektrike. Ajo argumenton se gazi natyror i lëngshëm amerikan (LNG) do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, rritjen e sigurisë energjetike dhe forcimin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Diplomatja amerikane thekson se Kosova duhet të veprojë shpejt për t’u përfshirë në projektet rajonale të infrastrukturës së gazit, duke paralajmëruar se vonesat mund të kufizojnë mundësitë për qasje në furnizimet amerikane të LNG-së.

“Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare, dhe diversifikimi i energjisë përmes gazit natyror është thelbësor për të arritur një të ardhme të sigurt.””, thuhet në mesazhin e ripublikuar nga Ambasada amerikane.

Op/Ed i plotë i Anu Prattiaptit:

Rruga drejt Sigurisë Energjetike dhe një Partneriteti Afatgjatë me Amerikën

Furnizimi me energji i Kosovës nuk po e ndjek ritmin e rritjes së kërkesës. Sipas të dhënave të Doganës, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro për importin e energjisë elektrike nga vendet fqinje gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025. Ndërsa çmimet dhe kërkesa vazhdojnë të rriten, Kosova do të bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga fqinjët për energji për të ardhmen e afërt.

Për t’u përballur me këto sfida strukturore, Kosova duhet të bashkohet me projektet amerikane të gazit natyror që janë planifikuar në gjithë Ballkanin. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (LNG) do të diversifikonte furnizimin me energji të Kosovës, do të plotësonte burimet e energjisë vendase dhe do të shtonte një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje mes SHBA-së dhe Kosovës.

I dërguari special i Departamentit Amerikan të Energjisë për Integrimin Energjetik, Joshua Volz, shpjegoi së fundmi: “Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe përfaqëson një mundësi të madhe për industrinë dhe teknologjinë amerikane… dhe Departamenti i Energjisë do të jetë gati të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit midis industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë.”

Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare, dhe diversifikimi i energjisë përmes gazit natyror është thelbësor për të arritur një të ardhme të sigurt. Centralet me gaz natyror ofrojnë mundësinë për të përballuar më mirë rritjet e papritura të kërkesës dhe për të stabilizuar çmimet gjatë periudhave të pikut. Zgjerimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike përtej nevojave kombëtare do të përmirësonte pavarësinë energjetike dhe do t’i mbronte konsumatorët nga tronditjet e çmimeve nga jashtë.

Kosova duhet të veprojë shpejt për të ndjekur këtë partneritet, sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të marrë kohë. Eksportet amerikane të LNG-së pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të kalojnë përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me tubacionin e gazit natyror që po ndërtohet për të lidhur terminalin LNG në Alexandroupolis, Greqi me Shkupin, Maqedonia e Veriut.

Lidhja me një projekt tubacioni që tashmë është planifikuar do të shkurtonte kohën e realizimit dhe do të ulte kostot. Qeveria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu ka mekanizma financimi në dispozicion për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerë rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe përfitime nga ekonomitë e shkallës me çmime më konkurruese. Dritarja për t’u bashkuar me këto projekte po mbyllet. Vonesa e kësaj vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të LNG-së të dedikohen për vende të tjera dhe mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në LNG amerikane. Historia nuk mund të pengojë vendimet që do të përfitojnë popullin e Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Kosova tani përballet me një zgjedhje strategjike të rëndësishme. Administrata Trump e ka bërë zvogëlimin e varësisë së Evropës nga energjia ruse një prioritet kryesor. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të bashkohet në një partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes LNG-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe të rrisim ekonomitë tona krah për krah.

Postim i plotë në faqen zyrtare

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë