Kandidati për deputet nga LDK, Naim Hajra, ka vizituar sot qendrën “Së Bashku” të personave me aftësi të kufizuara, raporton Gaseta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre ballafaqohen çdo ditë me sfida që shumica prej nesh nuk i kemi provuar kurrë.
“Një shtet i drejtë tregohet në mënyrën se si kujdeset për ata që kanë më së shumti nevojë.” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
Personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre ballafaqohen çdo ditë me sfida që shumica prej nesh nuk i kemi provuar kurrë.
Një takim mes miqsh në Qendrën “Së Bashku”, me njerëz që unë dhe familja ime i njohim prej vitesh për punën e tyre të jashtëzakonshme. Edhe fëmijët e mi shpesh janë pjesë e aktiviteteve vullnetare të organizatës.
Një shtet i drejtë tregohet në mënyrën se si kujdeset për ata që kanë më së shumti nevojë.
LDK113 | Naim Hajra 85✅














