Paga më të mëdha, dyfishim të pensioneve, mbrojtje për familje e punësim për rininë, ka premtuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku.
Sipas tij, LDK nuk do të blejë rrymë 1 miliardë, por me ato para do t’i rrisin pagat e njerëzve të Kosovës.
‘’Një Kosovë që policin nuk e le në protestë, ushtarin pa çizme, e ushtrinë pa ushqim! Një Kosovë që mësuesin nuk e lë në grevë, mjekun pa punë e të riun pa atdhe! Por një Kosovë që kujdeset për njerëzit e vet. Jo për votë me lëmoshë! Por me paga, me sigurime, me dinjitet’’, tha Abdixhiku.












