Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë

05/06/2026 - 21:20
në Lajme
A A
Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në tubimin e kësaj partie në Prishtinë, duke thënë se vendi po hyn në një kapitull të ri të historisë së tij, të bazuar në bashkim, dinjitet dhe besim.

Osmani tha se fushata ka shërbyer si një rrugëtim në gjithë Kosovën, ku janë dëgjuar shqetësimet e qytetarëve nga të gjitha komunat.

“Për të mbyllur këtë fushatë, por në të njëjtën kohë për të hapur një kapitull krejtësisht të ri të historisë sonë. Një kapitull të bashkimit, një kapitull të dinjitetit të rifituar. Një kapitull ku Kosova ecën përpara, e lirë, e bashkuar dhe sy-patrembur për të ardhmen e saj”, tha Osmani.

Ajo përmendi takimet me qytetarët në gjithë vendin, duke thënë se nga ato vizita është kuptuar qartë nevoja për ndryshim dhe shpresë.

“Kemi udhëtuar kudo në Kosovë këto ditë. Nga Prizreni deri në Mitrovicë, nga Peja deri në Gjilan, nga fshatrat e Drenicës deri në lagjet e Prishtinës. Kemi parë fytyrat e prindërve që zgjohen çdo mëngjes me frikën se fëmijët e tyre do të marrin rrugën e mërgimit. Kemi dëgjuar të rinjtë që ëndërrojnë një të ardhme këtu, në atdheun e tyre. Kemi dëgjuar gratë që punojnë ditë e natë dhe shpesh nuk u njihet merita e tyre”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Kosova ka potencial të madh dhe qytetarët meritojnë më shumë sesa gjendja aktuale.

“Çdo takim kudo në Kosovë na ka treguar një gjë: Kosova meriton shumë më tepër sesa ajo që po e merr sot. Unë besimin e kam te ju, te forca, mençuria dhe vendosmëria e këtij populli”, tha Osmani.

Duke folur për kritikët e LDK-së, ajo tha se partia ka kaluar sfida, por nuk është thyer.

“Ka nga ata që menduan se na rrëzuan përgjithmonë, se kjo lëvizje u lodh, se kjo frymë u shua. Por ata nuk e kuptuan se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është ngritur mbi pushtet, por mbi besimin e njerëzve si ju. Prandaj nuk shuhet asnjëherë”, theksoi ajo.

Osmani shtoi se historia e Kosovës tregon se çdo herë kur janë nënvlerësuar, qytetarët kanë triumfuar.

“Sa herë që na kanë nënvlerësuar, ne kemi triumfuar. Sa herë që kanë menduar se nuk mundemi, kemi dëshmuar të kundërtën. Sa herë që kanë menduar se thyhemi, jemi ringritur më të fortë. Sa herë na kanë sulmuar, jemi bashkuar më fort. Dhe ja ku jemi sot, më të bashkuar, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë”, deklaroi Osmani në fund të fjalimit.

JU REKOMANDOJMË

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë
05/06/2026 - 23:11

Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj modelit aktual qeverisës gjatë fjalimit...

Më shumëDetails

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85
05/06/2026 - 23:07

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Flutura Beka Kamberaj, i ka dhënë mbështetje kandidatit të kësaj parti Naim Hajra me numër 85, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Besoj...

Më shumëDetails

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën,  me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani
05/06/2026 - 23:02

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka komentuar çështjen e gazit amerikan dhe kërkesën nga SHBA’të që, Kosova ta pranojë këtë projekt. Osmani,...

Më shumëDetails

Lushtaku falënderon aktivistët e PDK-së në Mitrovicë: Së bashku drejt fitores më 7 qershor

Lushtaku falënderon aktivistët e PDK-së në Mitrovicë: Së bashku drejt fitores më 7 qershor
05/06/2026 - 22:59

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë të partisë në Mitrovicë, të cilët i ka cilësuar si ndër më të devotshmit...

Më shumëDetails

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, merr mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, merr mbështetje të fuqishme në Mitrovicë
05/06/2026 - 22:48

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka marrë mbështetje në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Rama tha se sa herë është në Mitrovicë ndihet mirë pasi siç...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetjen e strukturave të kësaj partie në Shtime

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetjen e strukturave të kësaj partie në Shtime
05/06/2026 - 22:39

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje nga strukturat e kësaj partie në Shtime, raporton Gazeta Online Veriu.info. Aliu tha se aty pa se strukturat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë