Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë të partisë në Mitrovicë, të cilët i ka cilësuar si ndër më të devotshmit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku bëri të ditur se fillimisht u takua me aktivistët, të cilëve u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së, ndërsa më pas iu bashkuan tubimit kryesor elektoral.
“Sot takova disa nga aktivistët më të devotshëm të PDK-së në Mitrovicë, të cilëve u shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time. Pastaj vazhduam së bashku drejt tubimit kryesor”, ka shkruar Lushtaku.
Ai falënderoi aktivistët për përkrahjen, duke përsëritur mbështetjen për PDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Faleminderit shumë! PDK 125. Mërgim Lushtaku 16”, ka përfunduar ai në mesazhin e tij.












