Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

06/06/2026 - 11:39
në Lajme
A A
Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku në një frymë krejtësisht jo transparente po fshihen emrat e blerësve të pronave/aseteve të shtetit, dhe shpesh nuk tregohen as shifrat apo çmimet e shitjes. Madje kjo po bëhet në të gjitha shitjet e sidmos në ato pa tenderë apo shitjet direkte.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Gazeta Infokus, pothuajse në të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara nga mbledhjet e bordit të AKP-së, janë fshehur emrat e blerësve dhe shumica figurojnë pa çmimet përkatëse të shitjes. Emrat mbulohen me ngjyrë të bardhë dhe lihen të dukshme vetëm pronat dhe vendndodhjet e tyre.

Një nga rastet që lidhet pikërisht me këtë formë të shitjes direkte dhe të fshehur më pas, është një pronë 2,524 metra katror, e cila i është shitur babait të ish-deputetit dhe aktualisht kandidatit për deputet të LVV-së, Valon Ramadanit.

Parcela kadastrale sipas dokumentit të paredakatuar të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, ishte pronë e N.Sh “Pasuria Bujqësore” në Ferizaj dhe është shitur përmes shitjes direkte në vitin 2024, tek Hysni Ramadani dhe Shaban Aliu në kohën kur në këtë ndërmarrje kryesues i bordit ishte Mentor Hyseni.

E natyrisht çmimi i shitjes nuk është cekur fare në dokument.

Dokumenti i publikuar nga AKP ku janë fshehur emrat
Dokumenti që ka siguruar Infokus ku fugurojnë emrat

Hysni Ramadani, babai i deputetit Ramadani, dhe Shaban Aliu, pra blerësit e kësaj prone, figurojnë si drejtorë ekzekutivë të ndërmarrjes “Nderimi SHPK” që ka bërë edhe ndërtimin e lagjes luksoze në Ferizaj të quajtur “Panorama” ku edhe dyshohet të jetë vendndodhja e kësaj pronë që i’u shit atyre nga AKP-ja pa i’u nënshtruar fare konkurrencës e duke ua fshehur emrat në dokumentet zyrtare.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Hysni Ramadanin, babain e deputetit të LVV-së dhe drejtorin e “Nderimi SHPK”, për të pyetur mbi këtë pronë.

Ai e ka konfirmuar blerjen e tokës nga AKP-ja, por pa dhënë detaje të tjera dhe duke humbur kohën me diskutime të kota:

“Qetash çka je ti tu fol unë s’po të kuptoj kurgjo. Hajde në zyrë të tregoj. Ajo tokë u ble 24 ari prej AKP-së edhe e kom pas mrena parcelës teme 50 hektarë,” ka thënë ai.

Gjatë bisedës, i njëjti nuk pranon të flasë më shumë mirëpo kërkon takim me gazetaren për të sqaruar çështjen, duke theksuar se “nuk mund të flasë në telefon se nuk e njeh” dhe “nuk flet me tyli gazetari” pasi koha e tij është e “çmuar”. E takimin ai kërkon ta ketë pas datës 15 qershor.

Bisedën e plotë pa ndërhyrje e gjeni në fund të artukullit.

Gazeta Infokus ka kërkuar sqarime edhe nga ish-kryesuesi i bordit të AKP-së, i cili aktualisht është drejtori i Përgjithshëm në Administratën Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, lidhur me mënyrën se si u shit kjo pronë. Pyetjet përfshinin: përse është kryer shitja në këtë formë, për çfarë qëllimi, ku gjendej prona, a është përdorur ndikimi i babait të deputetit për ta arritur këtë shitje dhe pse janë fshirë emrat e blerësve nga dokumentet zyrtare.

Megjithatë, pavarësisht se pyetjet i janë dërguar që afro një muaj më parë, Hyseni nuk ka kthyer ende përgjigje.

Në këtë formë, sipas hulumtimit të Gazetës Infokus, janë shitur shumë prona të tjera të shtetit me të njëjtin standard të mungesës së transparencës, në shitje pa tenderë e duke u redaktuar dokumentet zyrtare.

Vetëm në vitin 2025 sipas raportit të AKP-së që e kishte siguruar Gazeta Infokus, 56 asete janë shitur pa tenderë në formë direkte. Të gjitha këto dokumente figurojnë po njëlloj të redaktuara në faqen zyrtare të AKP-së, ku nuk figuron emri i blerësve.

Sqarimet e nevojshme dhe dokumentet nuk ishin ofruar as në këtë raport vjetor të cilin AKP-ja e ka obligim ligjor të u’a dërgojë deputetëve të komisonit në Kuvendin e Kosovës dhe të raportojë përballë tyre.

Ndërkohë, nga rreth 4 milionë euro të buxhetit të AKP-së, mbi 3 milionë euro ishin shpenzuar vetëm për paga dhe mëditje, duke lënë shumë pak hapësirë për investime reale apo zhvillim institucional.

Dokumente te tjera ku janë fshehur emrat
Dokumente te tjera ku janë fshehur emrat
Dokumente te tjera ku janë fshehur emrat
Dokumente te tjera ku janë fshehur emrat

AKP refuzon të japë qasje në dokumente thotë se janë publike ndërkohë që i kanë fshehur emrat

Nga hulumtimi duke parë se në këto shitje janë fshehur emrat, Gazeta Infokus ka kërkuar qasje në dokumentet zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit sipas ligjit për qasje në dokumente.

Infokusi në kërkesën drejtuar AKP-së e ka sqaruar se këto dokumente po kërkohen të pa redaktuara dhe me emra të blerësve e çmimet e shitjeve mirëpo të njëjtit edhe pas këtij sqarimi kanë deklaruar se dokumentet janë publike, duke refuzuar kështu kërkesën legjitime të Infokusit dhe duke shkelur ligjin për qasje në dokumente zyrtare.

Megjithatë Infokusi sërish i ka ofruar sqarimet e nevojshme zyrtares së AKP-së për qasje në dokumente, Fitore Gagica mirëpo e njëjta nuk ka kthyer më ndonjë përgjigje.

”Lidhur me kërkesën tuaj për qasje në dokumente publike që kanë të bëjnë me procesin e shitjes së aseteve, ju njoftojmë se informatat janë të publikuara dhe te qasshme për publikun në ueb faqen e AKP-së”, thuhej në përgjigjen e AKP-së pavarësisht se Infokusi kishte sqaruar mjaftueshëm mirë dhe në detaje se pse po bëhej kjo kërkesë sepse informacionet në dokumentet publike ishin të redaktuara.

Biseda e plotë e Ramadanit me gazetaren:

Ramadani: “Qetash çka je ti tu fol unë s’po të kuptoj kurgjo. Hajde në zyrë të tregoj. Ajo tokë u ble 24 ari prej AKP-së edhe e kom pas mrena parcelës teme 50 hektarë.

“Hajde se nuk kam kohë se unë i kam këtu 500 punëtorë, nuk kam kohë me u marr me ty. Eja në zyre se jam i nxan, ti duhesh me më lon termin me fol me mu.

Gazetarja: Në rregull e kur mundem me e bo atë termin për me fol me ty?

Ramadani: “Mas 30 ditëve”.

Ramadani e thërret sërish gazetaren:

Gazetarja:“Përshëndetje, mu dok që më thirre në viber.

Ramadani: Po se e kam thirr një punëtore edhe zahere… a fola me juve ma herët?

Gazetarja: Po unë isha gazetarja që të thirra ma herët.

Ramadani: “E cila gazetare je ti? Në cilën gazetë? Infokusi, shumë mirë ani. Dëgjo se unë kam pas me shku jashtë, po ti me të 15-in të këtij muaji, këtu eja edhe lirisht më gjen këtu atëherë edhe krejt kom me ta spjegu.

Gazetarja: A s’mundemi me e pasë një përgjigje edhe me shkrim ose këtu duke bisedu?

Ramadani: “Jo me shkrim unë ty nuk të njoh se kush jeni hiq.

Gazetarja: Mundesh me konfirmu lirisht që jam gazetare.

Ramadani: “Unë jam tu të fol shqip mdoket. Me te 25-in që don me marr informacionin, vetëm urdhëro hajde, pini kafe edhe krejt kam me ti spjegu.

Gazetarja: Okej veq tash me 15, 18 a 25 se e ndryshove.

Ramadani: “Me të 15-in jam këtu se unë punoj ehde jashtë edhe në Gjermani punoj. Jo veq në Kosovë.. qashtu. Unë i menaxhoj mbi 500 punëtorë ta kish njo të qartë e s’kam kohë me u marr me tyli gazetari me telefon, po ti..

Gazetarja: Jo jo më fal se këtu duhna me të ndal, se termin “tuli gazetari” me mu nuk e përdor. Të lutna, nëse unë po kam respekt për ty duhesh edhe ti respekt minimal të paktën me tregu.

Ramadani: “Po çka je ti, A JE GAZETARE?

Gazetarja: Po unë jam gazetare po me termin tyli gazetare kujdes të lutna shumë.

Ramadani: “A ti mke thirr mu a unë të kom thirr ty kallzom?

Gazetarja: Po de unë të kam thirr po kjo nuk do të thotë që ti guxon me më ofendu.

Ramadani: “Nuk jam tu të ofendu, ti a je e shkollume a je e pa shkollume, me të 15-in urdhëro…

Gazetarja: Po pikërisht pse jam e shkollume, nuk të lejoj…

Ramadani: “Me të 15-in unë të pres në kafe.”.

Gazetarja: Jo na e lam në zyrë pse në kafe tash?

Ramadani: “Po okej në zyre na këna me pi kafe edhe kom me ta spjegu krejt gjërat”

Ramadani: “Me të 15-in në ora 12:00”.

Gazetarja: Në rregull.

JU REKOMANDOJMË

“Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

“Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta
27/07/2026 - 19:43

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Haradinaj kërkon mbështetjen e Francës për Kosovën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Haradinaj kërkon mbështetjen e Francës për Kosovën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së
27/07/2026 - 19:34

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë...

Më shumëDetails

Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand

Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand
27/07/2026 - 19:07

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel nga...

Më shumëDetails

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë
27/07/2026 - 18:45

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Nga atje, Mehaj ka thënë se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por...

Më shumëDetails

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën

Kurti e pret në Kryeministri ministrin francez, thotë se me marrëveshjet e nënshkruara po forcohen marrëdhëniet me Francën
27/07/2026 - 18:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministrin e Deleguar për Europën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad. Duke përmendur se sot janë nënshkruar...

Më shumëDetails

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët

VIDEO: Shehaj rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u “arratis” me vrap, punonjësja rrëzohet nga shkallët
27/07/2026 - 18:03

Pamje të reja janë siguruar nga ngjarja që ndodhi sot në zyrat e Kuvendit, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori dokumentin sekret e marrëveshjes me SHBA...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë