Analisti Dibran Hoxha ka komentuar debatin mes kandidatit të PDK-së për deputet, Lorik Maxhuni dhe zëvendës-ministres së Ekonomisë nga VV, Triera Kasumi.
Hoxha ka ironizuar me deklasimin se Maxhuni ia ka bërë Kasumit, duke thënë se VV-së ia ka kurthu punët vada e Lupçit.
“Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre. Zoti hajr e boft, sdi qa u mor e prapta ditët e fundit. Po get qajo diga e Armend Mujës i kurthoj punët”, ka shkruar Hoxha.














