Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama publikon pamje resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

06/06/2026 - 17:22
në Lajme
A A
Rama publikon pamje resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke sjellë në vëmendje një investim të njohur turistik në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu të përfshirë si investitorë në projektin e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë ka kundërshtuar kritikat ndaj investimit dhe ka vlerësuar potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

*Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

 

JU REKOMANDOJMË

Tension në Egje/ Turqia shkel 9 herë hapësirën ajrore greke, përplasje e izoluar mes avionëve

Tension në Egje/ Turqia shkel 9 herë hapësirën ajrore greke, përplasje e izoluar mes avionëve
06/06/2026 - 19:42

Forcat ajrore turke kanë kryer nëntë shkelje të hapësirës ajrore greke gjatë ditës së shtunë (6 qershor), sipas një njoftimi të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes...

Më shumëDetails

Protestat për Zvërnecin shpërthejnë edhe në Milano – pamje

Protestat për Zvërnecin shpërthejnë edhe në Milano – pamje
06/06/2026 - 19:36

Në Milano të Italisë, anëtarë të komunitetit shqiptar nga Italia veriore dhe aktivistë mjedisorë organizuan protestë, duke theksuar se zonat e mbrojtura në lagunën e Nartës të Shqipërisë...

Më shumëDetails

Kryeziu (DnV): KQZ ka masa të reja për të garantuar që vota e secilit kandidat do të numërohet drejt

Kryeziu (DnV): KQZ ka masa të reja për të garantuar që vota e secilit kandidat do të numërohet drejt
06/06/2026 - 19:12

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se KQZ-ja kësaj radhe do të jetë më efikase për sa i përket integritetit të votës.Duke folur për manipulimet...

Më shumëDetails

Pretendime për parregullsi në Konsullatën e Kosovës në New York, lista e VV-së shfaqet në ambientet e objektit

Pretendime për parregullsi në Konsullatën e Kosovës në New York, lista e VV-së shfaqet në ambientet e objektit
06/06/2026 - 19:06

Numri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe numrat e disa personave në listën e kësaj partie janë shfaqur në disa letra të vendosura nëpër ambientet e Konsullatës së Kosovës në...

Më shumëDetails

Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme

Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme
06/06/2026 - 19:02

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se ka filluar Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më...

Më shumëDetails

Kreu i KQZ-së nesër voton në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”

Kreu i KQZ-së nesër voton në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”
06/06/2026 - 18:44

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se nesër në orën 07:00 do të votojë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në shkollën Lidhja e Prizrenit në Pejë. Radoniqi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë