Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

07/06/2026 - 07:59
në Lajme
A A
Operacion policor në Prishtinë, Ferizaj e Shtime, dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen sot, më 7 qershor 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se përmes urdhrit operativ, parashihen të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Plani operativ përfshin katër faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Faza e parë tashmë është realizuar dhe Policia thekson se aktualisht janë në zbatimin e fazës së dytë, të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia njofton se sikurse edhe në planifikimet e kaluara, sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të KQZ-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Këshillit Gjyqësor, janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit.

Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

“Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim. /Ekonomia Online

JU REKOMANDOJMË

Rrëzohet shtylla elektrike në Zhabar të Mitrovicës

Rrëzohet shtylla elektrike në Zhabar të Mitrovicës
07/06/2026 - 10:07

Kjo është gjendja në të cilën ndodhet kjo shtyllë elektrike në rrugën “Sinan Sadiku” në Zhabar të Mitrovicës. Lexuesit e Veriu.info kanë dërguar fotografi në adresën e redaksisë....

Më shumëDetails

Voton Albin Kurti: Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme

Voton Albin Kurti: Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme
07/06/2026 - 09:56

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sapo ka votuar. Pas votimit, Kurti tha se “sot vendosin ata që votojnë”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën...

Më shumëDetails

Osmani vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve: Votimi, detyrim kombëtar për demokracinë

Osmani vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve: Votimi, detyrim kombëtar për demokracinë
07/06/2026 - 09:55

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka folur para se të votojë në shkollën “Shkëndija” në Hajvali. Në një prononcim për Klan Kosova, Osmani ka vlerësuar pjesëmarrjen...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj voton bashkë me nënën Rukë: Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë

Ramush Haradinaj voton bashkë me nënën Rukë: Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë
07/06/2026 - 09:47

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka votuar bashkë me nënën Rukë në Gllogjan. Postimi i plotë: Bashkë me Nanën Rukë votuam në Gllogjan. Votoni edhe ju! Me votën...

Më shumëDetails

Kjo është pjesëmarrja e votuesve deri në ora 09:20

Elezi: Edhe 10 ditë afat për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
07/06/2026 - 09:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim...

Më shumëDetails

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
07/06/2026 - 09:17

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lorik Maxhuni i PDK-së e bën ‘horë’ zëvendësministren e Ekonomisë nga VV, ajo nuk e di sa është parashikimi për rritjen e GDP-së për vitin 2026

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë