Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë më 6 qershor rreth orës 11:43.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në rrethana ende të panjohura, viktima ka rënë nga lartësia e një banese. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Fushë Kosovë / 06.06.2026 – 11:43. Në rrethana të panjohura viktima femër kosovare (e moshuar) ka rënë nga lartësia (banesa) dhe ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.












