Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qytetarët janë meritorët kryesorë

07/06/2026 - 11:46
në Lajme
A A
Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qytetarët janë meritorët kryesorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit tha se pret që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe pa incidente, duke vlerësuar se Kosova ka ndërtuar tashmë një traditë demokratike dhe zgjedhore.

Konjufca tha se merita kryesore për këtë, sipas tij, u takon qytetarëve të Kosovës, të cilët e mbajnë gjallë demokracinë përmes pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Unë uroj që kjo ditë të shkojë e mbarë, e mirë, pa ndonjë eksces. Kosova tashmë ka krijuar një traditë të zgjedhjeve nacionale, një traditë të demokracisë e cila është konsoliduar përgjatë viteve. Për këtë, më meritorët janë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj, sepse vetëm ata mund ta mbajnë gjallë demokracinë”, tha ai.

Ai tha se fushata zgjedhore ka kaluar qetë dhe se subjektet politike kanë pasur mundësi t’i prezantojnë programet dhe vizionet e tyre para qytetarëve.

“Fushata deri tash ka shkuar e qetë, këto 10 ditë që ishin të fushatës zyrtare zgjedhore. Partitë politike, subjektet patën rastin t’i shpalosin idetë e tyre, programet e tyre, vizionin e tyre për Kosovën. Në fund është vetëm populli, vetëm shoqëria, ajo që e legjitimon me votën e vet një pushtet politik. Kështu që unë uroj që në orën 7:00 të mbrëmjes ky proces të përmbyllet ashtu siç duhet. Fituese është Kosova në fund të fundit, sepse edhe më e rëndësishme se rezultati është nëse ne kemi arritur ta ndërtojmë një shtet me breza të tërë të cilët kanë kontribuar. Një shtet i cili e ka aftësinë, pavarësisht se sa të shpeshta janë zgjedhjet, t’i mbajë ato me një frymë të lartë demokratike, sepse në fund të fundit kjo është edhe vetë esenca e shtetit”, tha ai.

I pyetur lidhur me deklaratat e opozitës për autokraci, Konjufca tha se Kosova ka dëshmuar standard demokratik përmes rotacionit të pushtetit dhe organizimit të zgjedhjeve.

“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Mendoj që nuk është mirë që as vetë të dielën, ditën e zgjedhjeve, të bëhen deklarata elektorale para mediave. Ju i keni të gjitha raportet ndërkombëtare dhe nëse e gjeni një raport ndërkombëtar ku Kosova cilësohet si autokraci, atëherë në rregull. Por kjo nuk është fare e vërtetë. Domethënë, në kuptimin e demokracisë mua më duket që Kosova ka bërë hapa të mëdhenj. Shikoni zgjedhjet, shikoni rotacionin e pushtetit, pa asnjë përdorim dhune, pa asnjë problem. Subjektet politike, nëse rezultatet fillojnë edhe dalin dhe kryhen deri në ora nëntë, në orën dhjetë, njëmbëdhjetë, faktikisht secili ia uron fituesit edhe ecim përpara. Qeveria mund të bëhet shumë shpejt, parlamenti mund të bëhet shumë shpejt, sepse kjo i përket vetë traditës së demokracisë. Dëgjoni, ka shtete të cilat nuk mund të dalin nga krizat, pikërisht për shkak që kanë autokraci. Kosova është krejt ndryshe”, tha ai.

Konjufca tha se verdiktin për debatet politike do ta japin qytetarët përmes votës.

“Populli e tregon tash kur të voton se kush ka fituar debatin”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Molliqaj: Sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Molliqaj: Sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
07/06/2026 - 13:43

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke e cilësuar pjesëmarrjen e lartë si garanci për demokracinë. “Faleminderit...

Më shumëDetails

Rrahman Rama ushtron të drejtën e votës: Unë votova, voto edhe ti

Rrahman Rama ushtron të drejtën e votës: Unë votova, voto edhe ti
07/06/2026 - 13:32

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka votuar sot në qendrën e tij të votimit, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre...

Më shumëDetails

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
07/06/2026 - 13:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme. Sipas KQZ-së, deri në ora 13:00 kanë votuar 265,802 apo 13.56%. Numri i qytetareve...

Më shumëDetails

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet

Këto janë adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale 2025
07/06/2026 - 13:13

Një qytetar në një shkollë të Shtimes ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Për këtë ngjarje është...

Më shumëDetails

Kosova në zgjedhje, qytetarët ia mësyejnë bregdetit shqiptar

Kosova në zgjedhje, qytetarët ia mësyejnë bregdetit shqiptar
07/06/2026 - 12:51

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar....

Më shumëDetails

Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje

Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje
07/06/2026 - 12:38

Në ditën e sotme të zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje duke thënë se kryetari i IRDK-së dhe ministri në detyrë i Administrimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Policia jep detaje për aksidentin tragjik, ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë