Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Lushtaku tha se sot nuk vendosin partitë politike, por vetë qytetarët, duke i ftuar ata që të mos lejojnë askënd të vendosë në emrin e tyre.
“Sot është dita kur vendimmarrja është në duart tona dhe përgjegjësia bie mbi secilin prej nesh. Sot nuk vendosin partitë, por qytetarët. Prandaj, mos e lini askënd të vendosë në emrin tuaj. Dilni, votoni dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për Kosovën!”, ka deklaruar Lushtaku.










