Në ditën e sotme të zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje duke thënë se kryetari i IRDK-së dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.
Pas këtyre pretendimeve, Krasniqi është shoqëruar në Policinë e Pejës.
Njëherësh, koordinatorja për procesin zgjedhor, prokurorja Laura Pula, ka konfirmuar për Klan Kosovën se rasti është duke u hetuar.
“Veton Berisha është duke u intervistuar në Policinë Rajonale të Pejës për rastin që e ka raportuar, ushtrim ndikimi. Në intervistim ka deklaruar se ‘e kemi parë Elbert Krasniqin duke ardhur me përcjellje dhe kemi menduar se mund të ketë ndikim’, proces ky i cili mbetet të vërtetohet pas intervistimit të Elbertit”, tha Pula.












