Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë “shpëtuar vendin nga autoritarizimi”, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk mund të sigurojë shumicën për asnjë nga institucionet kryesore të vendit.
“Pas këtij rezultati, Albin Kurtit i takon vetëm posti i Kryetarit të Kuvendit, në asnjë mënyrë qeveria dhe presidenca”, ka deklaruar Rrahmani.
Ai ka shtuar se Kosova ka shmangur rrezikun për t’u radhitur me shtete që sipas tij kanë procese zgjedhore të kontestuara ose jo plotësisht të lira, duke përmendur Rusia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Ruanda dhe Kazakistani.
Rrahmani po ashtu ka pretenduar se zgjedhjet nuk kanë qenë as të barabarta e as të ndershme, duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të burimeve shtetërore.
“Pushteti ka keqpërdorur gjithçka, nga buxheti i shtetit deri te çdo mekanizëm shtetëror, për të ndikuar në procesin zgjedhor”, ka shtuar ai.











