Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A votuan ish krerët e UÇK-së në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

08/06/2026 - 10:57
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve.

Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.

Përmes postës apo në përfaqësi diplomatike, kanë votuar rreth 100 mijë mërgimtarë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë derisa të vlerësohen fletëvotimet nëse janë të vlefshme.

Por, a patën mundësi të votonin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë?

Përmes një përgjigje për lajmi.net, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Por, ata nuk kanë treguar nëse katër të lartëpërmendurit kanë votuar.

” U morën të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nëse të paraburgosurit kanë vendosur të votojnë, kjo është çështje e tyre private dhe si e tillë nuk mund të komentojmë për të”, kanë thënë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për lajmi.net.

Pas mbylljes së qendrave të votimit dje në orën 19:00, KQZ-ja menjëherë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja ka marrë 42,91% të votave, PDK-ja 21.08% të votave, LDK-ja 17,6% dhe AAK -ja 7.17%.

Sot pritet që të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë.

JU REKOMANDOJMË

Analisti Salihu: VV humb mbi 134 mijë vota, rënie shënohet edhe te PDK, LDK dhe AAK stabile

Analisti Salihu: VV humb mbi 134 mijë vota, rënie shënohet edhe te PDK, LDK dhe AAK stabile
08/06/2026 - 12:56

Analisti politik Fitim Salihu ka publikuar një krahasim të rezultateve preliminare të katër partive më të mëdha politike në Kosovë, duke vënë përballë rezultatet e zgjedhjeve të 28...

Më shumëDetails

Kryeziu-Hyseni ia bën të qartë Osmanit: Nëse emri yt vjen për presidente, nuk do ta kesh mbështetjen time

Kryeziu-Hyseni ia bën të qartë Osmanit: Nëse emri yt vjen për presidente, nuk do ta kesh mbështetjen time
08/06/2026 - 12:30

Kandidatja për deputete e VV-së, Arbrëshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur e habitur me pretendimet e Vjosa Osmanit për të qenë sërish kandidate për presidente. Ajo ka bërë me dije...

Më shumëDetails

Presidenti Begaj uron Kurtin për rezultatin: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

Presidenti Begaj uron Kurtin për rezultatin: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive
08/06/2026 - 12:19

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale Begaj thekson...

Më shumëDetails

As dy mijë vota në krejt Kosovën, vjen reagimi i parë nga PSD

As dy mijë vota në krejt Kosovën, vjen reagimi i parë nga PSD
08/06/2026 - 12:00

Partia Socialdemokrate e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi. Pas këtij...

Më shumëDetails

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti publikon rezultatet nga bastioni i partisë

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti publikon rezultatet nga bastioni i partisë
08/06/2026 - 11:52

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik në Prizren. Në bazë...

Më shumëDetails

Petkoviq: Lista Serbe fitoi të gjitha dhjetë mandatet e rezervuara për serbët

Petkoviq: Gjithçka që bën Kurti tregon se është kundër Asociacionit
08/06/2026 - 11:45

Drejtori i zyrës serbe e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtur zyre e qeverisë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se Lista Serbe në zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    363 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë