Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analisti Salihu: VV humb mbi 134 mijë vota, rënie shënohet edhe te PDK, LDK dhe AAK stabile

08/06/2026 - 12:56
në Lajme
A A
Analisti Salihu: VV humb mbi 134 mijë vota, rënie shënohet edhe te PDK, LDK dhe AAK stabile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Fitim Salihu ka publikuar një krahasim të rezultateve preliminare të katër partive më të mëdha politike në Kosovë, duke vënë përballë rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 me ato të zgjedhjeve të mbajtura dje, pa përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës.

Sipas shifrave të prezantuara nga Salihu, ndryshimet më të mëdha janë regjistruar te Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka humbur 134.242 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare. Në përqindje, kjo përfaqëson një rënie prej 30.97 për qind, nga 433.394 vota në dhjetor në 299.152 vota në rezultatet preliminare të djeshme.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës sipas Salihut, ka shënuar rënie, duke marrë 147.220 vota, ose 37.098 më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas krahasimit të Salihut, kjo paraqet një rënie prej 20.12 për qind.

Në anën tjetër, sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës ka regjistruar një rritje të lehtë. Sipas tabelës së publikuar, LDK-ja ka fituar 122.575 vota, ose 3.374 më shumë se në zgjedhjet e kaluara, që përkthehet në një rritje prej 2.83 për qind.

Rritje minimale ka shënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja ka marrë 49.917 vota, 219 më shumë se në dhjetor, duke shënuar një rritje prej 0.44 për qind.

Postimi i plotë:

Ky wshtw krahasimi i rezultateve preliminare te katër partive me te mëdha mes dy zgjedhjeve te fundit, pa votat me kusht dhe pa votat nga diaspora.

– Çdo i treti votues i VV-se i 28 dhjetorit nuk e ka votu VV-ne dje.

– Çdo i pesti votues i PDK-se i 28 dhjetorit nuk e ka votu PDK-ne dje.

– LDK-ja dhe AAK-ja jane pak-a-shume ne votat e 28 dhjetorit. Per AAK-ne, ky ishte sukses sepse ia doli ta kaloje pragun, kurse per LDK-ne, marre parasysh “transferin” e Vjosa Osmanit, ky rezultat shihet si deshtim.

JU REKOMANDOJMË

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re
08/06/2026 - 14:57

Lëvizja Vetëvendosje del e para në zgjedhje, por mbetet nën shumicën prej 61 mandatesh, duke e bërë të domosdoshëm koalicionin për formimin e qeverisë së re. Zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Emri im as s’ka qenë e as nuk do të jetë pengesë për krijimin e institicioneve

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
08/06/2026 - 14:36

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosoves , Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e LDK-së për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor, duke...

Më shumëDetails

Kurti udhëtoi për në Austri, kjo është arsyeja?

Kurti udhëton drejt Zvicrës
08/06/2026 - 14:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media. Gjatë vizitës dy-ditore, mes...

Më shumëDetails

“U soll pa shenja jete”/ Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 17-vjeçarit

“U soll pa shenja jete”/ Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës del me njoftim për vdekjen e 17-vjeçarit
08/06/2026 - 14:09

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dalë me një komunikatë zyrtare për media lidhur me një rast të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës ku...

Më shumëDetails

Kallas: Liderët në Kosovë të angazhohen tash për formimin e shpejtë të qeverisë, thelbësor normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Kaja Kallas
08/06/2026 - 13:59

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas tha se zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë hapin derën për të dalë nga...

Më shumëDetails

Shqiptarët e veriut ndëshkojnë Albin Kurtin, VV humbi 22% të votave në komunat veriore

Shqiptarët e veriut ndëshkojnë Albin Kurtin, VV humbi 22% të votave në komunat veriore
08/06/2026 - 13:39

Lëvizja Vetëvendosje në vitet e fundit si kauzë kryesore e ka pasur shtrirjes e ligjshmërisë dhe ‘sovranitetit’ në komunat veriore të Kosovës, duke kërkuar vota vazhdimisht në emër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    370 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë