Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dalë me një komunikatë zyrtare për media lidhur me një rast të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës ku hhumbi jetën një 17 vjeçar.
Sipas njoftimit, rreth orës 21:30 në Shërbimin e Emergjencës janë pranuar katër persona të lënduar, të sjellë nga familjarët.
“Njëri prej pacientëve është sjellë pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha procedurat e nevojshme të reanimimit, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara”.
Sipas njoftimit, pacienti i dytë është hospitalizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pacientët e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar për trajtim të mëtejmë në kushte shtëpiake.
Spitali ka bërë të ditur se stafi mjekësor ka reaguar menjëherë dhe ka ofruar kujdesin e nevojshëm për të gjithë të lënduarit.










