Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja doli e para në Malishevë, por Hamza tregon ligësi duke minimiziar rolin e Limajt: Kemi vetëm pak më shumë vota se në dhjetor

08/06/2026 - 17:37
në Lajme
A A
PDK-ja doli e para në Malishevë, por Hamza tregon ligësi duke minimiziar rolin e Limajt: Kemi vetëm pak më shumë vota se në dhjetor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zgjedhur të jetë i matur dhe të mos i gëzohet fort rezultatit të partisë së tij në komunën e Malishevës, ndonëse PDK-ja kësaj radhe ka shënuar një rritje të ndjeshme duke u renditur e para.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së për komunën e Malishevës, PDK-ja ka shënuar një kërcim të madh nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku kishte marrë vetëm 18.37% (5,063 vota), duke u pozicionuar e treta.

Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2026, PDK-ja ka arritur të grumbullojë 40.27% (6,166 vota), duke lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje.

Rrjedhimishit, PDK-ja mori 1,103 vota më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit.

Ky rezultat pozitiv i PDK-së në Malishevë u lexua si një efekt të drejtpërdrejtë të përkrahjes që kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i dha Bedri Hamzës në këtë garë.

Mirëpo, konferencën e sotme për media, Hamza ka minimizuar këtë ndikim dhe ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë triumf madhështor në numra absolutë, duke pasur parasysh edhe rënien e daljes në votime (nga mbi 27 mijë votues në dhjetor, në rreth 16 mijë në vitin 2026).

“Është mirë se është fitore, mirëpo edhe aty nuk është se është ndonjë fitore me numër të madh të votave, është pak më shumë se sa që kemi pasur vota në dhjetor”, është shprehur Hamza përcjell Insajderi.

Ndryshe nga qëndrimi i Hamzës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka bastionin e tij në këtë komunë, këtë rezultat e ka parë si një triumf të madh.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Limaj ka festuar këtë përmbysje të rezultatit duke falënderuar qytetarët e kësaj zone për mbështetjen e dhënë: “FITORE! Faleminderit Malishevë”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit
08/06/2026 - 18:31

26 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se shteti tij ka ndaluar sulmet ndaj Iranit. Në një deklaratë, Netanyahu ka thënë se ndalimi i sulmeve izraelite ka ardhur...

Më shumëDetails

Cakolli tregon se çfarë impakti mund të kenë votat e diasporës në rezultatin përfundimtar

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
08/06/2026 - 18:18

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha foli për votat dhe mandatet që mund t’i marrin partitë politike pas numërimit edhe të votave me...

Më shumëDetails

Aksion kundër mashtrimeve kibernetike: Zbulohet skema me SMS të rreme bankare, dy të arrestuar në Prishtinë

Aksion kundër mashtrimeve kibernetike: Zbulohet skema me SMS të rreme bankare, dy të arrestuar në Prishtinë
08/06/2026 - 17:57

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike, ka realizuar një aksion në disa lokacione, duke arrestuar dy persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Hamza ‘godet’ Lushtakun, Lladrovcin, Totajn e Aliun: “Edhe pse qeverisim, kemi humbur më së shumti vota në Skenderaj, Drenas, Prizren e Ferizaj”

Hamza ‘godet’ Lushtakun, Lladrovcin, Totajn e Aliun: “Edhe pse qeverisim, kemi humbur më së shumti vota në Skenderaj, Drenas, Prizren e Ferizaj”
08/06/2026 - 16:55

Pas debaklit të pësuar mbrëmë me rreth 40 mijë vota më pak nga votimi i rregullt në Kosovë krahasuar me 28 dhjetorin, kryetari Bedri Hamza sot në konferencë...

Më shumëDetails

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet
08/06/2026 - 16:34

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që t’i japin fund bllokadës politike, pas zgjedhjeve të deshme parlamentare. Ai shkroi në...

Më shumëDetails

Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai
08/06/2026 - 16:07

Pas humbjes në tri palë zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe humbjes së rreth 40 mijë votave dje në raport me votimin e rregullt me 28 dhjetor, brenda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    381 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë