Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 20,54 % e votave, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Derisa po vazhdon numërimi i votave, deri më tani ish deputetja Adrian Matoshi ka marrë 2 mijë e 775 vota, duke u rënditur si e 41-ta për nga numri i votave.

Matoshi ishte deputete në legjislaturat e kaluara madje ajo cilësohej si “penicilin” për opozitën, sepse postimet e saj në Facebook po bënin bujë duke sulmuar akterët e LDK- së dhe PDK-së./Veriu.info











