Pesë punonjës të Trepça Sh.A., janë larguar përkohësisht nga puna, pasi të njëjtit janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, por që dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e punës.
Vendimi u mor këtë të martë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A.
Sipas këtij vendimi, punonjësit e lartcekur largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 08.06.2026, deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor.










